Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar festën e Fiter Bajramit.

Përmes një telegrami urimi, Mustafa ka thënë se festat e tilla forcojnë besimin në vlera të larta njerëzore të dashurisë, sakrificës, faljes dhe solidaritetit.


Urimi i plotë:Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, urime Festa e Fitër Bajramit. Në përfundim të muajit të shenjtë të Ramazanit, pas një muaji agjërimi, le të pranohen të gjitha lutjet e besimtarëve myslimanë. Uroj që solidariteti dhe mirëkuptimi të zotërojnë në familjet tona. Festat e tilla forcojnë besimin në vlera të larta njerëzore të dashurisë, sakrificës, faljes dhe solidaritetit. Poashtu, dëshmojnë dhe forcojnë unitetin qytetar dhe tolerancën ndërfetare në Republikën e Kosovës. Paqe dhe gëzime në familjet e juaja. Urime! /Telegrafi/