Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se LDK në qeveri nuk do ta forcojë shtetin me taksë, por me hapje e bashkëpunim ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.
Në tubimin e mbylljes së fushatës zgjedhore, Isa Mustafa tha se LDK do të luftojë krimin e korrupsionin me njerëzit në Kosovë e jo me ata nga jashtë të cilët në vendet e tyre ndiqen nga organet e drejtësisë për krim e korrupsion.
Isa Mustafa tha se shteti nuk forcohet përmes izolimit. Sipas tij, LDK nuk merr vendime të mëdha por vendime të ligjshme.
“Në emër të juaj u drejtohet qytetarëve të Republikës dhe i garantoj që LDK do të luftojë për forcimin e shtetit dhe ne shtetin nuk do ta forcojmë përmes barrikadimit, as me taksë as me tarifë, por shteti ndo ta forcojmë përmes hapjes sonë ndaj BE-së dhe hapjes dhe bashkëpunimit tonë me shtetet e bashkuara, përmes angazhimit tonë të bëhemi pjesë e BE-së, të bëhemi anëtarë e NATO-së, të bëhemi pjesë aktive e institucioneve financiare, ndërkombëtare dhe shfrytëzimit të tyre për të mirën e Kosovës, de jo të izolohemi sepse përmes izolimit nuk e forcojmë por e dobësojmë shtetin tonë”, tha Mustafa.
Në Gjilan, kreu i LDK-së premtoi se do të punojnë për luftimin e korrupsionit e krimit në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare por me besim në policët, gjyqtarët e prokurorët vendorë.
“Nuk do ta luftojmë krimin e korrupsionin me njerëz nga jashtë të cilët në vendet e tyre ndiqen për krim e korrupsion e evazion fiskal, njerëzit e tillë nuk i ndihmojnë Kosovës, ata e zhvatin Kosovën, ne do ta luftojmë këtë të zezë të Kosovës me besim me njerëzit tanë, me ushtarë të këtij vendi që luftojnë për të Kosovës e jo me mercenarë paguhen që vinë sa për të marrë pagesa në Kosovë dhe nuk ia lënë as një të mirë të Kosovës”, tha ai.
Mustafa tha se do ta zhvillojnë dialogun me Serbinë, në krye të së cilit tha se do të jetë Vjosa Osmani kryeministër, por që nuk do të japin tokë të Kosovës as të ndryshojnë kushtetutën për punë të dialogut.
Nga Gjilani, edhe njëherë ai i tha kandidates për kryeministër, Vjosa Osmanit, se e ka përkrahjen e plotë partisë, meqë siç tha ai, të gjithë janë të bindur që ajo do të qeverisë Kosovën me ndërgjegje, vullnet e përkushtim.
E Vjosa Osmani, e cila synon të jetë shef qeveri nga zgjedhjet e 6 tetorit, tha se Kosova e ka pohuar fuqishëm që ka vendosur të lidhë sërish fatin e vet me LDK-në
“Programi ynë Beso, nuk është vetëm program i yni ai është program i juaji sepse buron nga zërat tuaj deri tani të padëgjuar, buron nga zërat e padëgjuar të nënave e njerëzve tjerë në spitalet tona . Programi ynë buron nga zërat e nxënësve që sot nuk marri ndije në shkollë, buron nga zërat e padëgjuar të punëtorëve të ndershëm që mezi e kalojnë muajin, buron nga zërat e padëgjuar të të moshuarve tanë që sot shteti që ata vet e ndërtuan me vetëmohim u jep vetëm lëmoshë. Ky program që nga e hëna do të bëhet udhërrëfyes i pandryshueshëm i yni, sepse ka vetme një qëllim që Kosovën tonë të dashur ta bëjmë të jetueshme e me prosperitet. Dhe ketë jetueshmërinë në vendin tim nga e hëna do ta kem obligim jetësor. Prandaj puna ime të dashur qytetarë është që juve të u shpërbejë, të ja kthejnë shtetin qytetarëve”, tha Osmani.
Ajo tha se milionat e miliardat e projekteve të asfaltit e projekteve korruptive të deritanishme të ja kthejë menjëherë arsimit dhe shëndetësisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?