Mustafa Sandal në 'luftë' me mediat turke: Nuk kam asgjë me Serelin, ishte darkë miqësore

Një nga këngëtarët më të famshëm turk, Mustafa Sandal është në "luftë" të hapur me mediat turke.
Këngëtari kohë më parë i kishte dhënë fund martesës me modelen boshnjake, Emina Jahovic, dhe pa humbur kohë raportohej se ka gjetur një të dashur të re.
Në fakt, gjatë fundjavës 48-vjeçari ishte për pushime me të bijtë në Londër, ku gjeti pak kohë që ta takonte edhe aktoren dhe këngëtaren, Serel Jere.
“Nga Londra me dashuri. Serel dhe unë kishim një darkë të këndshme”, shkroi Mustafa në përshkrimin e fotos dhe shkaktoi polemika në Turqi.
Pasi kjo u përsërit në shtetin turk, Mustafa këtë mëngjes ka pohuar se do të ballafaqohet posa të kthehet në Stamboll me të gjithë ata që spekuluan.
“Unë nuk dua të flas, por kur të kthehem në Stamboll, atë që e lexoj dhe u intereson fansave të mia do t'ju tregoj”, shkroi në llogarinë personale në Instagram, Mustafa.
“Kisha fëmijët pranë meje. Kam biseduar me një muzikante të re për një orë. Çfarë ka kjo të bëjë me jetën time private”, shkroi në vazhdim.
Kujtojnë se mediat turke kanë shkruar menjëherë pas shkurorëzimit se Sandal është në një lidhje me modelen, Ceren Hindistan, por deri më tani nuk ka asgjë të vërtetë. /Telegrafi/































































