Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përkrahës të parezervë të Kosovës, por është shumë e qartë se Kosova duhet të përmbushë obligimet e saj në raport me ratifikimin e demarkacionit si dhe lidhur me marrëveshjet e dialogut në Bruksel.
Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka shtuar se përkrahja e e SHBA-ve do të jetë edhe më e fuqishme kur Kosova tregohet partner serioz në përmbushjen e obligimeve të saja ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përkrahës të parezervë të Republikës së Kosovës, por është shumë e qartë se Kosova duhet të përmbushë obligimet e saj në raport me ratifikimin e demarkacionit si dhe lidhur me marrëveshjet e dialogut në Bruksel. Përkrahja e SHBA-ve do të jetë edhe më e fuqishme kur Kosova tregohet partner serioz në përmbushjen e obligimeve të saja ndërkombëtare.
Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ishte njëra nga temat që zuri vend të rëndësishëm në takimin që dje kisha me Zëvendëspresidentin e SHBA-ve, Joe Biden. E njoftova mikun e Kosovës se gjatë këtij mandati kemi ndërmarrë masa të suspendimit nga puna të të gjithë zyrtarëve qeveritarë si dhe lirimin nga pozitat më të larta të të gjithë atyre që janë akuzuar për dyshime për vepra penale në mandatet e kaluara. Janë ndërmarrë masa edhe ndaj zyrtarëve të agjensioneve të pavarura, të tërheqjes vullnetare apo të largimit nga detyra. Ndërkaq është siguruar pavarësi e plotë ligjore dhe kushtetuese e institucioneve të drejtësisë, prokurorisë dhe gjyqësisë, infrastrukturë fizike e volitshme për punë dhe buxhet me prioritet, në krahasim me fushat tjera. U vlerësua se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është ndër parakushtet themelore për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe demokratik të vendit tonë.
Pasdite, afër kampit ushtarak Bondsteel, kamp i cili është simbol i garantit të mbrojtjes dhe të sigurisë në Kosovë dhe me gjerë, morëm pjesë në ceremoninë e emërtimit të rrugës Ferizaj-Gjilan me emrin Joseph R. “Beau” Biden, III, djalit të Zëvendës Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden. Po ashtu, aty ka marrë vend të përhershëm edhe monumenti në përkujtim të kontributit të Joseph R. “Beau” Biden, III për Kosovën. Rruga, emërimin e të cilës e promovuam, do ta kthejë shpesh vëmendjen e familjes Biden kah Kosova. Tradita jonë e bënë shtëpinë e kosovarit edhe shtëpi të mikut të tij. Prandaj, familja Biden janë miq të Kosovës.
Zoti e bekoftë miqësinë tonë të përhershme,
Zoti e bekoftë familjen Biden,
Zoti e bekoftë popullin amerikan dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shtatë muaj në krye të Gostivarit, Limani: Jam munduar t’u dalë në ndihmë qytetarëve
Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari
Kambovski: Këshilli Gjyqësor do t’i rishikojë hetimet e mëparshme ndaj Vasil Jovanovit
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza
Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë
"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta
Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës
Vrau me thikë djalin e tij, Gjykata e Tiranës jep masën për 74-vjeçarin
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?