Qeveria e Republikës së Kosovës, posa të marrë nga Kuvendi Projektligjin me të cilin propozohet që FSK-së t’i jepet roli i ushtrisë, do ta trajtojë sipas rregullores nga Ministria e FSK-së, Ministria e Integrimeve Evropiane dhe Ministria e Financave, në mënyrë që ai të jetë në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të ketë mbështetje buxhetore.
Kështu bën të ditur Zyra e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.
Projektligji është propozuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, si Komandant Suprem i FSK-së. Për propozimin e këtij Projektligji, Kryeministri është njoftuar nga Presidenti më datë 5 mars, para se ai ta bënte publike këtë iniciativë në fjalimin e tij në Kazermën “Adem Jashari”, me rastin e Epopesë së UÇK-së.
“Bazuar në Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, që rezultoi nga debati për FSK-në të datës 14 shkurt të këtij viti, Kryeministri kishte kërkuar nga Ministri i FSK-së që të përgatitet Strategjia për shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur, përkatësisht në ushtri, qoftë përmes ndryshimeve kushtetuese apo ndryshimit të Ligjit mbi FSK-në duke zhvilluar një debat të gjerë me të gjitha palët, me qytetarët, shoqërinë civile, komunitetet dhe përfaqësuesit e tyre, në mënyrë që të tejkalohen kushtëzimet dhe bllokadat që po i bëhen transformimit të FSK-së përmes ndryshimeve kushtetuese”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, më datë 14 shkurt 2017, kryeministri mori letër nga Sekretari i NATO-s, Stoltenberg, në të cilën Sekretari i NATO-s shpreh falënderimet për pritjet gjatë vizitës së tij në Kosovë por edhe qëndrimet e qarta se NATO do të vazhdojë bashkëpunimin me FSK-në vetëm në mandatin ekzistues.
“Në bisedën e djeshme telefonike (8 mars 2017) Sekretari i NATO-s, z. Stoltenberg ka kërkuar nga Kryeministri që të rishqyrtohet ndryshimi i mandatit të FSK-së përmes ligjit, për çfarë shprehin shqetësime anëtarët e Aleancës Veriatlantike. Qëndrime të ngjashme, Kryeministri ka marrë këtë javë edhe nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në njoftim.
Kryeministri vlerëson se themelimi i Ushtrisë së Kosovës nuk mund të mbetet peng i Serbisë, përkatësisht Beogradit. “Avancimi i rolit të FSK-së në Ushtri është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike”, thekson Mustafa.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përcaktuar që Kosova ta ketë Ushtrinë e saj, në suaza të hapësirës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në mbështetje dhe bashkërenditje me partnerët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë