LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Dorëheqja e Shpend Ahmetit ka qenë e pritshme

Mushkolaj: Dorëheqja e Shpend Ahmetit ka qenë e pritshme
Imer Mushkolaj

Dorëheqja e nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje(VV),Shpend Ahmeti nga strukturat partiake, sipas analistëve kosovar ka qenë diçka e pritshme.

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se dorëheqja e kryetarit të Prishtinës nga VV-ja, vjen edhe si pas angazhimit të madh të Ahmetit për t’i pajtuar palët brenda lëvizjes, e gjë të cilën sipas tij, nuk arriti ta bëjë.

“Ishte në presion të madh edhe partiak, edhe të opinionit publik se si të veprojë. Gjasat janë që ai t’i bashkohet grupit të të dorëhequrve të tjerë, që do të krijojnë subjekt politik. Largimi i tij dëmton VV-në, por njëkohësisht ia vështirëson atij shumë qeverisjen në Prishtinë, duke pasur parasysh se do t’i ketë kundër asamblistët e ish-partisë së tij”, ka theksuar Mushkolaj.


Ndryshe, kryetari Prishtinës, Shpend Ahmeti, të mërkuren ka dhënë dorëheqje nga Lëvizje Vetëvendosje.

“Prej sot, nuk jam më pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje”, me këtë fjali e ka përfunduar Ahmeti letrën e tij të gjatë me të cilën ka arsyetuar motivin pse e ka braktisur këtë parti pas shtatë vjetësh aktiviteti në të e nga e cila e nisi edhe mandatin e dytë si kryetar i Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori