LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: AAK nuk arriti të dalë nga gëzhoja e një partie rajonale

Mushkolaj: AAK nuk arriti të dalë nga gëzhoja e një partie rajonale

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në një ceremoni të veçantë ka shënuar dje 16 vjetorin e themelimit të saj.

Në mesin e shumë pjesëtarëve të AAK-së, ishte edhe lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, së bashku me Jakup Krasniqin.

Gjatë këtyre viteve AAK-ja ka pësuar luhatje e sidomos në rezultat e zgjedhjeve, ku në ato të fundit të mbajtura në qershor të vitit 2014, AAK u radhit e katërta.


Analisti, Imer Mushkolaj, ka thënë për Telegrafin se përgjatë këtyre viteve AAK nuk ia arriti të dalë nga gëzhoja e një partie rajonale, pavarësisht përpjekjeve.

“AAK lidhet ekskluzivisht me emrin e Ramush Haradinajt dhe militantë të saj janë kryesisht ata që kanë qenë me Haradinajn në luftë, ose e adhurojnë për këtë shkak”, tha Mushkolaj.

Ai më pas shtoi se AAK nuk ia ka dalë të shndërrohet në një subjekt politik “të tretë”, në një alternativë ndryshe prej dy partive kryesore.

“AAK duhet të mendojë seriozisht për hapje ndaj ideve të reja, që njerëzit të bëhen pjesë e saj shkaku i programit dhe alternativës qeverisëse, e jo shkaku i Ramush Haradinajt. Po ashtu, AAK duhet t’i japë fund qasjes që më çdo kusht të bëhet pjesë e qeverisjes pa marrë parasysh çmimin”, u shpreh Mushkolaj, duke shtuar se disa parime megjithatë duhet të jenë të rëndësishme në këtë rast./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori