Lazio e ka publikuar skuadrën e plotë për Ligën e Kampionëve, në të cilën i ka përfshirë emrat e rinj, si Vedat Muriqi, Wesley Hoedt e Andreas Pereira.
Klubi italian do ta nisë sezonin e ri në garën më të madhe evropiane më 20 tetor në Stadio Olimpico kundër Borussia Dortmundit.
Muriqi, Hoedt, Pereira, Mohamed Fares, Pepe Reina, Jean-Daniel Akpa Akpro dhe Gonzalo Escalante, janë transferimet e reja që i ka bërë Lazio këtë verë dhe ata janë pjesë e ekipit.
Ndërkohë, Senad Lulic dhe Denis Vavro janë lënë jashtë, derisa Stefan Radu ndodhet në Listën e Ligës së Kampionëve, por jo edhe në atë të Serie A.
Skuadra e plotë e Lazios për ndeshjet e Ligës së Kampionëve: Acerbi, Akpa Akpro, Anderson, Caicedo, Cataldi, Correa, Escalante, Fares, Immobile, Hoedt, Lazzari, Leiva, Luis Alberto, Luiz Felipe, Marusic, Milinkovic-Savic, Muriqi, Parolo, Patric, Pereira, Radu, Reina, Strakosha.
Bianconcelestët ndodhen në një grup me Borussia Dortmund, Club Brugge dhe Zenit St Petersburg. /Telegrafi/