Ismet Munishi ka folur pas barazimit në derbin e qytetit ndaj Gjilanit.

Trajneri i Dritës kishte deklaruar se do të dorëhiqet në rast se humb derbin e qytetit ndaj Gjilanit.


Skuadra e tij ishte drejt humbjes, por një gol në minutën e gjashtë shtesë nga Përparim Livoreka, ia zgjati ‘martesën’ me klubin bardhë e kaltër.

“Barazimi më mban te Drita. E kam potencuar se vetëm humbja më largon, ose dorëheqem. Kështu që do të qëndroj te Drita”, ka thënë Munishi pas ndeshjes për Supersport Kosova, përcjell Telegrafi.

“Drejtuesit e klubit më kanë thënë që nuk vjen në shprehje largimi nga skuadra edhe në rast dështimi në derbi”.

“Shyqyr që nuk erdh puna me provua se a pe mbaj fjalën a jo. Jam i kënaqur me barazimin”.

Ky barazim më mban te Drita. Shpresoj të qëndroj gjatë këtu”, përfundoi Munishi.  /Telegrafi/

telegrafi sport app