LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e mësimdhënësve të matematikës, fenomen shqetësues në Maqedoni

Mungesa e mësimdhënësve të matematikës, fenomen shqetësues në Maqedoni

Mungesa e mësimdhënësve të matematikës në arsimin fillor dhe të mesëm tashmë paraqitet si fenomen shqetësues, thonë mësimdhënësit e kësaj lënde. Në ditën ndërkombëtare të matematikës ata numërojnë disa faktorë që kanë zbehur interesimin e të rinjve për të studiuar matematikën, mes të cilave kushtet në shkolla, paga, vlerësimi i mësimdhënësve dhe numri i ulët i orëve, posaçërisht në shkollat me drejtime profesionale.

“Ka nxënës të cilët vërtet dëshirojnë ta mësojnë matematikën dhe kanë nota të mira, dëshirojnë të vazhdojnë tutje por kanë vetëm dy orë në javë. Ky është problemi gjeneral në sistemin tonë, që fillimisht duhet të rritet numri i orëve të matematikës dhe jo të ulet, nëse dëshirojmë të kemi përparim në këtë drejtim dhe të kualifikohen sa më shumë mësimdhënës të matematikës. Në drejtimet medicinale, në vitin e tretë dhe të katërt nuk ekziston si lëndë që vlerësoj se është gabim. Nesër kur do të bëj operacione duhet të ketë një skemë të cilën duhet ta mbaj mend dhe jo ta lexoj letra. Kjo është ajo që mësojmë në matematikë, ta mësojmë trurin të mësojë skema të komplikuara të cilat më pas do i zbatoj në çdo sferë”, deklaroi Zenafer Bajmak, mësimdhënës.

Profesori Agim Rushiti ka drejtuar një sërë kritikash për programet mësimore në shkolla. Sipas tij, programet e matematikës nuk janë të përshtatshme për moshën e fëmijëve dhe në këtë rast, Rushiti tha se fëmijët nuk përfitojnë por vetëm se dëmtohen.


“Çdo vit kemi probleme me tekstet shkollore, mos të flasim për brendinë se si shtrohen. Ato nuk janë kompatibil me programin mësimor, janë në nivel shumë më të lartë për njohurinë e nxënësve, vet konceptet që shtjellohen brenda për brenda tekstit shkollor, po flas për matematikën nuk janë në atë nivel që të jenë të kapshme, të kuptueshme për moshën për të cilën i dedikohet. Nëse ne tentojmë si autorë të tesksteve shkollore në aspektin shkencor ta sqarojmë një përkufizim I cili përkufizim është shumë I rëndë për ta kuptuar mosha e nxënësit, varësisht se cilit tekst dhe për cilën moshë dedikohet, ajo më shumë krijon dëm se sa dobi për vet nxënësit”, u shpreh Agim Rushiti.

Në fakultetin e Shkencave matematiko natyrore këtë vit akademik nuk kishte interesim nga studentët. Posaçërisht interesim i dobët u tregua në drejtimin e mësimdhënies në lëndët matematikë, fizikë, kimi, biologji etj. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori