Nëse ndiheni sikurse nuk jeni duke menduar aq mprehtë pas një nate a gjumë, atëherë hulumtimet thonë se nuk jeni duke imagjinuar asgjë.
Ndikimet mendore të mungesës së gjumit janë shumë më serioze sesa ç’është besuar më parë, transmeton Telegrafi.
Hulumtimet kanë treguar se mungesa e gjumit i dyfishon shanset për të bërë gabime në punë, e trefishon numrin e gabimeve në përqendrim, etj.
Personat që bëjnë pak gjumë duhet të kushtojnë vëmendje në pothuajse çdo gjë që bëjnë sepse thjesht nuk mund t’i besojnë vetes se nuk do të bëjnë gabime të çmueshme.
Shpeshherë – siç janë rastet kur janë duke vozitur – këto gabime mund të kenë pasoja tragjike. /telegrafi/