Në vitin 2023, emri Muhammad ishte zgjedhja më e popullarizuar për djemtë në Angli dhe Uells, ku më shumë se 4600 fëmijë janë regjistruar me këtë emër.
Ky emër ka qenë ndër dhjetë emrat më të popullarizuar për djem që nga viti 2016 dhe tashmë ka kaluar emrin më të përdorur më parë, Noah, sipas të dhënave nga Zyra për Statistika Kombëtare (ONS), shkruan bbc.
Megjithatë, ka dallime rajonale, pasi Muhammad nuk bën pjesë ndër dhjetë emrat më të popullarizuar në tre rajone të Anglisë. Variantet e tjera të emrit, si Mohammed dhe Mohammad, gjithashtu janë përfshirë në listën e 100 emrave më të popullarizuar për djem në Angli dhe Uells.
ONS trajton çdo variant të emrit si të veçantë, dhe forma të ndryshme të emrit Muhamed kanë qenë të popullarizuara prej vitesh, transmeton Telegrafi.
Olivia – Emri më i popullarizuar për vajzat
Për vajzat, emri Olivia mbetet zgjedhja më e popullarizuar, e ndjekur nga Amelia dhe Isla. Kjo renditje ka mbetur e pandryshuar që nga viti 2022.
Emra të rinj që hynë në listën e 100 emrave më të popullarizuar për vajzat janë Lilah, Raya dhe Hazel, ndërsa për djem u shtuan emrat Jax, Enzo dhe Bodhi.
Emra të frymëzuar nga figura të njohura
ONS raportoi se kultura pop mbetet një burim frymëzimi për emrat. Për shembull, këngëtaret si Billie Eilish dhe Lana Del Rey, si dhe fëmijët e familjes Kardashian-Jenner, Reign dhe Saint, kanë ndikuar në këtë trend. Po ashtu, emra si Miley, Rihanna, Kendrick dhe Elton kanë parë një rritje popullariteti, ndoshta për shkak të albumeve, tureve ose paraqitjeve të tyre të spikatura gjatë vitit 2023.
Rënie në popullaritet për emrat mbretërorë
Emrat mbretërorë si George, Archie, Harry dhe Charlotte, së bashku me Elizabeth dhe Charles, kanë vazhduar të bien në popullaritet, duke ndjekur një trend që zgjat prej disa kohësh. Të dhënat për emrat më të popullarizuar për vitin 2024 pritet të publikohen në një datë ende të pacaktuar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë
Rusët pretendojnë se Ukraina ka nisur një ofensivë të re në Kursk
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër