LAJMI I FUNDIT:

MSh-Maqedoni: 74% e rasteve të reja dhe 76% e atyre të shtruar në spital me Covid-19 janë të pavaksinuar

MSh-Maqedoni: 74% e rasteve të reja dhe 76% e atyre të shtruar në spital me Covid-19 janë të pavaksinuar
Foto: Arkiv

Ministria e Shëndetësisë publikon analizën e të vaksinuarve, nga rastet pozitive me Covid-19, në periudhën nga 6 gusht deri më 21 tetor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas MSh-së të vaksinuar janë personat që janë vaksinuar me dy doza dhe kanë kaluar të paktën 14 ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës.

Në periudhën nga 06.08 deri në 21.10.2021 në territorin e vendit, 42.945 qytetarë ishin pozitivë nga të testuarit për Covid-19, 26% e tyre ishin plotësisht të vaksinuar, pra 11.253 persona.


“Është numër i madh i qytetarëve të pavaksinuar që janë infektuar me Covid 19. Sipas statistikave për periudhën e kaluar 3.1692 qytetarë, përkatësisht 74% e personave pozitivë ndaj Covid-19 nuk janë vaksinuar. Përqindja e personave të shtruar në spital që nuk janë të vaksinuar është 76%, ndërsa vetëm 24% e të gjithë pacientëve të shtruar aktualisht janë plotësisht të vaksinuar.

Vdekshmëria tek të pavaksinuarit është drastikisht më e lartë, tregon analiza. Në periudhën 6.08-21.10.2021 në territorin e vendit kanë vdekur 1.506 persona me Covid-19, 1.246 pacientë, pra 83% e të vdekurve nuk janë vaksinuar dhe vetëm 260, pra 17% kanë marrë vaksinën. Sipas analizës, viktimat kishin disa sëmundje kronike të kombinuara. Pacientët u vaksinuan me të gjitha llojet e vaksinave që janë në dispozicion”, thuhet në raportin e MSh-së.

Nga MSh thonë se analizat tregojnë se vaksinimi është shumë i rëndësishëm. Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rikonstruohet vendi i ngjarjes në villën ku u vra polici në Zllatar

Rikonstruohet vendi i ngjarjes në villën ku u vra polici në Zllatar

Drejtësi
Përplasje mes Richard Grenell dhe Alfred Lelës pas akuzave për lobim në favor të Ramës

Përplasje mes Richard Grenell dhe Alfred Lelës pas akuzave për lobim në favor të Ramës

Lajme
Edhe dy ditë afat për nxjerrjen e dokumenteve të Kosovës mbi bazën e atyre serbe

Edhe dy ditë afat për nxjerrjen e dokumenteve të Kosovës mbi bazën e atyre serbe

Lajme
Ndalja e punimeve në sheshin

Ndalja e punimeve në sheshin "Xhorxh Bush", reagon Abdixhiku: Bllokues në shtet, bllokues në punë, Prishtina nuk ndalet

Lajme
Arabia Saudite nxjerr

Arabia Saudite nxjerr "fetva" për haxhin: Organizimi nga Kosova i takon vetëm Bashkësisë Islame

Lajme
Policia e Pejës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për tentim vrasje

Policia e Pejës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për tentim vrasje

Lajme
Kalo në kategori