LAJMI I FUNDIT:

MSH: Laboratori për detektimin e COVID-19 vlerësohet maksimalisht nga organet ndërkombëtare

MSH: Laboratori për detektimin e COVID-19 vlerësohet maksimalisht nga organet ndërkombëtare

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se laboratori për virusologji pranë Institutit për Shëndet Publik e ka kaluar me sukses maksimal testimin e jashtëm për detektimin e SARS-COV-2, i realizuar nga Qendra Evropiane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve.

Nga MSH thonë se kjo është mirënjohje e rëndësishme, me të cilën sipas tyre, konfirmohen angazhimet e sistemit shëndetësor për menaxhim me virusin COVID-19, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Më herët, ekipi i ekspertëve nga Organizata Botërore e Shëndetësosë e shpalli këtë laborator për qendër nacionale dhe anëtarë të barabartë të sistemit global për mbikëqyrje dhe përgjigje ndaj gripit. Për këtë qëllim, ekipi i eksperëtve kreu mision për vlerësim dhe verifikim të kapaciteteve të laboratorit. E tërë kjo është edhe një konfirmim për cilësinë e rezultateve të cilat dalin nga laboratori i Institutit për Shëndet Publik”, tha ministri Venko Filipçe, i cili dje vizitoi të punësuarit në këtë laborator dhe i uroi për këtë sukses.


Përndryshe, siç informoi Ministria e Shëndetësisë, laboratori për virusologji është i pajisur me pajisje të lartë të sofistikuar dhe reagjense dhe teste bashkëkohore dhe të validizuara, ndërsa njëherit është e ekipuar në mënyrë kadrovike me personel me përvojë dhe mirë të trajnuar.

Ky laborator është laborator referent në vend për detektim të sëmundjeve virusologjike, përfshirë gripin, morbilin dhe rubeolën, arboviruse (ethet e Nilit, virusin usutu, virusin encefalkit të rriqrave, ZIKA, virusin e etheve rift valej dhe të tjera), si dhe viruse të etheve hemorragjike – hantavirus, ethet krime-kongoane dhe të tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Kalo në kategori