LAJMI I FUNDIT:

MPJD-ja falënderon aleatët në 26-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s

MPJD-ja falënderon aleatët në 26-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka lëshuar një komunikatë me rastin e 26-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Në këtë ditë të rëndësishme, MPJD riafirmon mirënjohjen e thellë ndaj aleatëve të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara, për mbështetjen e dhënë në ndaljen e gjenocidit dhe spastrimit etnik që po ushtrohej nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit ndaj popullatës shqiptare të Kosovës.

Komunikata thekson se, pavarësisht ndërhyrjes që ndaloi makinerinë kriminale të Serbisë, forcat serbe vazhduan të kryenin masakra dhe krime kundër civilëve, duke shkaktuar vdekjen e mbi 10,000 shqiptarëve dhe dëbimin e mbi një milion të tjerëve. Kosova sot kujton masakrat në Reçak, Meje, Izbicë, Suharekë dhe shumë të tjera, të cilat mbeten plagë të thella në kujtesën kolektive të popullit të Kosovës.


Në këtë komunikatë, MPJD gjithashtu kritikon vazhdimin e mohimit nga ana e Serbisë për krimet e luftës të kryera nga forcat serbe dhe refuzimin e saj për të kërkuar falje ose për të ndjekur penalisht kriminelët e luftës. Kosova thekson se Serbia ende nuk ka pranuar përgjegjësinë për krimet që ndodhën dhe se nuk ka hapur arkivat e nevojshme për të zbardhur të vërtetën.

Për më tepër, komunikata e MPJD-së thekson se Kosova ka ndërtuar një shoqëri të lirë dhe demokratike, duke mbrojtur të drejtat e të gjitha komuniteteve, përfshirë serbët, dhe se do të vazhdojë të qëndrojë vigjilente përballë përpjekjeve të Serbisë për të destabilizuar rajonin.

Në fund të komunikatës, MPJD riafirmon angazhimin e Kosovës për vlerat e drejtësisë, së vërtetës dhe demokracisë dhe për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në rajon, duke mbështetur gjithmonë aleatët ndërkombëtarë të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Lajme
Vdes një grua, e trajtuar si viktimë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vdes një grua, e trajtuar si viktimë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Berisha akuza ndaj Ramës për vila luksoze e zaptim toke : Enveri ishte diktator, por vilën nuk e vuri në emrin e tij

Berisha akuza ndaj Ramës për vila luksoze e zaptim toke : Enveri ishte diktator, por vilën nuk e vuri në emrin e tij

Lajme
Canaj: VV e pakënaqur me votat, Kurti po do zgjedhje të reja

Canaj: VV e pakënaqur me votat, Kurti po do zgjedhje të reja

Politikë
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jani Prengës, rrëfehet kopshtari: Trupi i pajetë u zhvendos nga Range Rover në një makinë tjetër

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jani Prengës, rrëfehet kopshtari: Trupi i pajetë u zhvendos nga Range Rover në një makinë tjetër

Lajme
Bullgaria mohon përfshirjen në aleancën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Bullgaria mohon përfshirjen në aleancën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Lajme
Kalo në kategori