LAJMI I FUNDIT:

MPB publikon pamje nga vendi ku u rrëzua aeroplani “Cesna” (Foto/Video)

MPB publikon pamje nga vendi ku u rrëzua aeroplani “Cesna” (Foto/Video)

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar pamje nga vendi ku është rrëzuar aeroplani “Cesna”, dje në “Majën e Selanikut”.

Nga ky aksident jetën e humbën katër shtetas të Bullgarisë G.A.B. (1970), K.C.K.B (1972), G.G.B. (2005) dhe B.G.B (2000), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përfaqësuesit e MPB-së dhe institucioneve tjera kompetente gjatë ditës së sotme kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, dhe siç njoftuan nga Prokuroria më herët, për shkak të terrenit të papërshtatshëm nuk ka kushte për tërheqjen e mbetjeve të aeroplanit.


Publikohen audio inçizimet mes kontrollorëve dhe pilotit, para rënies së aeroplanit “Cesna”
Lexo po ashtu Publikohen audio inçizimet mes kontrollorëve dhe pilotit, para rënies së aeroplanit “Cesna”

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski mbrëmë në konferencë për shtyp tha se aeroplani “Cesna” për të cilin në orën 16:16 është paraqitur se është humbur në radar, dhe që ka fluturuar nga Ohri për në Sofje, nga pjesëtarët e MPB-së është gjetur diku në ora 19:00 pesë kilometra në veriperëndim nga “Maja e Selanikut”.

Mbetjet e aeroplanit janë gjetur nga ajri, por kushtet për të hyrë kanë qenë të vështira, dhe krahas të gjitha përpjekjeve të arrihet tek aeroplani, kjo mbrëmë ka qenë e pamundur për shkak të terrenit jo të përshtatshëm./Telegrafi/