Gjatë kësaj jave është zhvilluar një takim që nuk ka kaluar edhe aq në heshtje mes trajnerit të Manchester United, Jose Mourinhos dhe mesfushorit Paul Pogba.

Mourinho e la lojtarin në bankë në ndeshjen ndaj Sevillës në barazimin pa gola, ka rritur krizën mes palëve.


Sipas një raporti në The Sun, çifti zhvilloi bisedime të nxehta në zyrën e Mourinhos në Carrington, e cila nuk u zhvillua mirë.

Pogba e kishte shfaqur pakënaqësinë e tij me pozitën e në skuadër, por edhe ndaj shokëve.

Pogba 1 Pogba (Getty Images)

Mësohet se Mournho i ka treguar Pogbas se kush është shefi.

"Shikoni shenjën në derën time kur të dalësh, aty thotë se unë jam trajneri".

"Unë jam shefi", mësohet t’i ketë thënë Mourinho.

mourinho Mou e Pogba

Raportimet e fundit nga mediat angleze shkruajnë se Pogba është aq i pakënaqur sa që i ka kërkuar agjentit të tij, Mino Raiolas, largimin nga klubi dhe transferimin diku tjetër.

Megjithatë, paga shumë e madhe e ish-lojtarit të Juventusit mbetet pengesë e madhe.

Pogba nuk ka arritur t’i mbyll 90 minuta në asnjë nga pesë ndeshjet e fundit, duke u zëvendësuar dy herë dhe duke u futur nga banka në tri ndeshje tjera. /Telegrafi/