Jose Mourinho beson se ardhja e Cristiano Ronaldos në Juventus është fantastike për futbollin italian dhe mendon se mund të motivojë rivalët e Zonjës së Vjetër.

Sulmuesi portugez nënshkroi një kontratë katërvjeçare me kampionët e Serie A, duke u bashkuar nga Real Madrid në një marrëveshje prej 112milionë eurosh.


Transferimi i Ronaldos te Zonja e Vjetër ka bërë bujë të madhe dhe i fundit që ka folur për të është Mourinho.

Ish-trajneri i Interit shpjegoi se edhe pse Juve mund të vazhdojë të dominojë futbollin italian, ekipet tjera tani kanë shtuar nxitjen për t'i mposhtur ata.

Mourinho Ronaldo 1 Mourinho dhe Ronaldo kanë punuar së bashku te Reali (Getty Images)

"Ronaldo në Juventus është fantastike për futbollin italian", ka thënë fillimisht Mourinho për bashkatdhetarin e tij.

"Bianconerët kanë dominuar prej vitesh dhe tani do të jetë edhe më e lehtë me një lojtar të kualiteteve të tij".

"Por, unë mendoj se kjo mund të jetë gjithashtu një motiv shtesë për rivalët e tyre".

"Ndoshta superioriteti i Juventusit mund të japë një shtytje për ekipet si Milan, Roma, Inter dhe Napoli", përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/

telegrafi sport app