LAJMI I FUNDIT:

Mourinho flet për tripletën dhe pranon se refuzoi disa klube: E di se çfarë dua

Mourinho flet për tripletën dhe pranon se refuzoi disa klube: E di se çfarë dua

Jose Mourinho ka folur edhe një herë me ndjenja për kampanjën fituese me Interin që i bëri Nerazzurët me tripletë për herë të parë në histori të klubit.

“Interi nuk e kishte fituar Ligën e Kampionëve për pothuajse 50 vjet. Ishte një gjeneratë e tërë e interistëve që e kanë pasur atë ëndërr”.

“Në të njëjtën kohë, presidenti Moratti ishte djali i presidentit të fundit i cili e fitoi Kupën. Kështu që familja Moratti e ka pasur këtë ëndërr po ashtu”.


“Ishte një gjeneratë e tërë e lojtarëve që ka fituar disa tituj në Itali dhe ka ëndërruar për Ligën e Kampionëve. Ishte një skuadër vërtet e fortë, por po ashtu edhe një familje e vërtetë. Ne të gjithë kemi pasur këtë ëndërr dhe kemi dashur ta bëjmë realitet”.

“Në fund të ditës, mendoj se tripleta isthe ajo që meritoi kjo familje. Ishte fantastike”, deklaroi Mourinho.

Ka pasur spekulime se Mourinho mund të kthehet te Interi sezonin e ardhshëm për të zëvëndësuar Luciano Spallettin.

“Ka tri-katër muaj që kur se kam menaxhuar për herë të fundit dhe po përgatitem ta bëj këtë sërish. Kur jeni në botën e futbollit, mes konferencave për shtyp, lojërave, video sesioneve dhe analizave të ndeshjeve e problemeve ditore, ju kurrë nuk keni kohë për vete. Prandaj kam shfrytëzuar muajt e fundit për të rifituar energjitë”.

“Pozita e tarjnerit është e veçantë dhe unë kënaqem me punën ditore. Unë dua që të kthehem këtë verë, duke filluar nga qershori, për fillimin e sezonit”.

“Unë e di saktësisht se çka nuk dua, e që është arsyeja pse kam refuzuar tre-katër klube. Unë e di se çka dua. Unë nuk po flas për emra klubesh, por për mënyrën e punës, stilin e klubit. Unë e di se çka dua dhe shpresoj që të arrij atë”, përfundoi Mourinho në intervistën e tij për beIN Sports. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori