Trajneri i Romës, Jose Mourinho priti gjyqtarin Anthony Taylor në pjesën e tunelit të stadiumit Puskas Arena në Budapest dhe ofendoi vazhdimisht anglezin pas vendimeve kontroverse.
“Special One” ishte i acaruar gjatë intervistës së tij pas ndeshjes pas humbjes
kundër Sevillas në penallti në finalen e Ligës së Evropës të mërkurën mbrëma.
Mou deklaroi fillimisht se Taylor ‘dukej spanjoll’ dhe renditi vendimet që e bënë atë të pakënaqur gjatë lojës.
Megjithatë, nuk ishte fundi i historisë pasi trajneri i Giallorossëve priti Taylor në parkingun e makinave të stadiumit dhe vazhdoi ta ofendonte.
“Ju jeni një i pafytyrë”, u dëgjua duke bërtitur Mourinho në një video të publikuar nga Sportitalia.
Ai gjithashtu tha diçka në italisht: “As ju nuk thatë se nuk ishte, as ju”, ndërsa vazhdoi me fjalë të ndyta dhe e quajti edhe “budalla”.
Ai ndoshta po fliste me kryetarin e Komitetit të Arbitrave të UEFA-s, Roberto Rosetti, për një penallti të mohuar ndaj Giallorossëve në pjesën e dytë. /Telegrafi/
𝗠𝗼𝘂𝗿𝗶𝗻𝗵𝗼: “𝗦𝗲𝗶 𝘂𝗻𝗮 𝗳*****𝗮 𝗱𝗶𝘀𝗴𝗿𝗮𝘇𝗶𝗮‼️”
L’allenatore della Roma urla tutta la sua rabbia in faccia all’arbitro Taylor🤬 Mentre Rosetti, designatore UEFA, cerca di calmarlo
📹 @GianluVisco #ASRoma #Mourinho #EuropaLeagueFinal #Sportitalia pic.twitter.com/3TxOZAEol0
— Sportitalia (@tvdellosport) May 31, 2023