Ushtria ruse gjatë mbrëmjes së kaluar dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, kanë kryer sulme ajrore mbi Kievin – kryeqytetin e Ukrainës.
Këto sulme po konsiderohen si më të ashprat që nga fillimi i luftës në këtë vend, aty nuk u kursye askush – duke goditur infrastrukturën civile e shumë ndërtesa kolektive e pësuan nga këto sulme, transmeton Telegrafi.
Një video amatore shfaq momentin kur copëza e një rakete gjigante ruse bie në rrugë, derisa kalonin shumë vetura në të dyja anët e rrugës.
Madje copëza e raketës bie mbi një veturë në lëvizje dhe më pas përfundon në asfalt. Thuhet se ajo ishte shkatërruar pjesërisht në ajër nga mbrojtja kundërajrore e Ukrainës.
Në anën tjetër, qindra mijëra banorë të këtij qyteti iu drejtuan strehimoreve dhe metrove për të shmangur më të keqen. /Telegrafi/
Video of a missile wreckage falling on a roadway in Kyiv. pic.twitter.com/LY4MzW6TZq
— NEXTA (@nexta_tv) May 29, 2023