LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj, Konjufcës: Eja të përballemi në debat televiziv dhe aty i qesim në shesh të gjitha

Molliqaj, Konjufcës: Eja të përballemi në debat televiziv dhe aty i qesim në shesh të gjitha

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj padisë që i ka bërë deputeti i VV-së, Glauk Konjufca.

Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nëse Glauku dhe e tjerë të Sektit e paskan problem Kuvendin aty ku unë preferoj të ballafaqohemi, atëherë e ftoj Glaukun që ta zgjedhë vet vendin dhe kohën për një përballje televizive kudo që ai donë dhe aty i qesim në shesh të gjitha.

Konjufca dorëzon sot padinë për shpifje ndaj Dardan Molliqajt
Lexo po ashtu Konjufca dorëzon sot padinë për shpifje ndaj Dardan Molliqajt

Postimi i plotë:


Glauk Konjufca paska thënë që deklaratat e mia janë shpifje dhe se e kam përdorë Kuvendin për shkak të imunitetit. Për ta ”shfajësuar” vetën, më paska paditur.

Nëse Glauku dhe udhëheqësit e tjerë të Sektit e paskan problem Kuvendin aty ku unë preferoj të ballafaqohemi, atëherë e ftoj Glaukun që ta zgjedhë vet vendin dhe kohën për një përballje televizive kudo që ai donë dhe aty i qesim në shesh të gjitha.

E nëse ai nuk guxon të ballafaqohet në debat televiziv, atëherë shihemi prapë në Kuvend. /Telegrafi/