LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj kundër koalicionit me Vetëvendosjen, thotë se është parti e vetmuar sikur PDK

Molliqaj kundër koalicionit me Vetëvendosjen, thotë se është parti e vetmuar sikur PDK

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka akuzuar rëndë ish bashkëpartiaket e tij nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Kush ka shkuar nga PDK në Lëvizjen Vetëvendosje janë dy grupe të njerëzve, kanë shkuar disa komandantë të cilët nuk kanë pas mundësi me vjedh tjetër vend,  se nuk ju kanë dal tenderët mirë kanë shkuar aty, nuk ka komandanta shumë aty janë tre ose katër, grupi i dytë janë personat e ndershëm që kanë shku nga PDK në VV, ata persona që kanë dashur Enver Hoxhën, kur e kanë kuptuar që Hashim Thaçi është larguar nga ideja e Enveriste krejt ata kanë shku në Vetëvendosje sepse e kanë parë vazhdimësi të idesë Enveriste, që për mu janë grup i ndershëm sepse kanë kontribuar, Albin Kurti është i idesë së Enver Hoxhës dhe kjo është arsyeja”, ka thënë Molliqaj në Debat Plus.

Tutje Molliqaj, ndryshe nga kolegu i tij, Dardan Sejdiu që u shpreh i hapur për bashkëpunim me LVV, Molliqaj mohoi çdo mundësi të behët bashkë me ish-partinë e tij, duke e krahasuar atë me PDK.


Sejdiu thotë se dëshiron një koalicion me Vetëvendosjen dhe Nismën
Lexo po ashtu Sejdiu thotë se dëshiron një koalicion me Vetëvendosjen dhe Nismën

“Unë mendoj që politikisht kemi dallime të mëdha thelbësore dhe sipas bindjeve të mija nëse PDK ka bërë keq LVV nuk ka potencial të bëjë mirë sipas bindjeve nuk ka njerëz që mund të bëjnë mirë aty, shembull më i mirë është Prizreni, ku nuk po shihet asnjë punë e mirë, dhe LVV e ka një vijë të kuqe, nëse duhet me ndërtu koalicion unë preferoj sipas bindjes sime që edhe do të lobojë shumë, me LDK, AAK, NISMA, AKR, dhe PSD”.

Molliqaj ish subjektin e tij politik, LVV e ka krahasuar me PDK-në duke i quajtur si parti të vetmuara, dhe se bashkimin e LDK/së me LVV, e ka parë si të pamundur./Rtv Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori