Mjellma Memeti është pjesëmarrësja e radhës në emisionin e fëmijëve TM kids në portalin Telegrafi Maqedoni.
9 vjeçarja e cila vjen nga qyteti i Kumanovës, mund të themi se është një artiste e vogël e cila premton një të ardhme të ndritur.
Mjellma si një e rritur u përgjigj në pyetjet e gazetarit tonë, duke treguar aftësinë e saj komunikuese dhe duke shprehur botën e saj plot ngjyra.
Ajo tregoi se është një vajzë shembullore e cila ndjek me përpikmëri mësimet në shkollë, e poashtu një nga dëshirat e saj ishte që në të ardhmen të jetë një pianiste e suksesshme.
Tregoi se sa humane është, cila është garderoba e preferuar e saj e poashtu rrëfeu edhe për sherret që i ka bërë kur ka qenë më e vogël.
Një tregim me shumë energji pozitive, ju ftojmë që ta ndiqni videon e Mjellmës.
Nëse dëshironi që edhe fëmija juaj të jetë pjesë e emisionit TM kids, kjo është vegëza për aplikim. /Telegrafi