Këtë javë Kosovën e viziton misioni i radhës i Agjencionit Federal Amerikan Korporata e Sfidave të Mileniumit. Ky Agjencion është angazhuar për të identifikuar në Kosovë fushat e mundshme të investimeve transformative për rritje ekonomike, zvogëlim të varfërisë dhe krijim të vendeve të reja të punës në Kosovë.
Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka themeluar tash e disa muaj Zyrën për zhvillimin e programit të Sfidave të Mileniumit në Kosovë.
Kryeministri Isa Mustafa, me rastin e vizitës së Misionit të MCC-së në Kosovë sivjet, deklaroi: “Tani po hyjmë në një fazë shumë të rëndësishme të zhvillimit të programit kompakt me Korporatën e Sfidave të Mileniumit. Fushat e përzgjedhura si energjia apo shërbimet ambientale dhe sundimi i ligjit janë konform Strategjisë Nacionale për Zhvillim Ekonomik. Ne do të punojmë në përmbushjen e indikatorëve dhe dokumentimin e progresit në Kosovë, që të përshpejtojmë investimet e MCC-së në Kosovë”.
Fushat e mundshme investive prej nga pritet të dorëzohen projektet mund të jenë energjia, uji, shërbime ambientale dhe sundimi i ligjit si dhe perceptimi ekstern i Kosovës. Misioni vizitues i MCC-së në Kosovë do të takohet me disa dhjetëra bashkëfolës nga komuniteti i donatorëve, institucione kosovare, shoqëri civile si dhe përfaqësues të biznesit.
Në mënyrë që Kosova të kualifikohet për njërin nga programet më inovative dhe transformative që do të ofrohen në Kosovë, duhet të punojë dhe raportojë për arritjet e standardeve të larta në qeverisje të mirë, luftim të korrupsionit dhe liritë ekonomike.
Misioni i MCC-së që qëndron në Kosovë, së bashku me ekipin kosovar të Zyrës së Sfidave të Mileniumit, do të krijojnë një bazë të rëndësishme të të dhënave që trajtojnë indikatorët e qeverisjes, por, që po ashtu identifikojnë rrënjët e pengesave kyçe për zhvillim të hovshëm ekonomik.
Kosova është parakualifikuar për programe të MCC-së në nëntor të 2015, ndërsa projektet e para të aprovohen dhe fillojnë së implementuari gjatë 18 muajve të ardhshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës