LAJMI I FUNDIT:

Misioni izraelit në Hënë, anija pa pilot pëson defekt

Misioni izraelit në Hënë, anija pa pilot pëson defekt

Misioni i parë i financuar privatisht në Hënë është përplasur në sipërfaqen e satelitit pas një defekti në motorin kryesor të tij.

Anija izraelite e quajtur Beresheet provoi një ulje të butë në sipërfaqe, por pati probleme teknike në zbritjen në sipërfaqen e Hënës.

Qëllimi i misionit ishte marrja e fotove dhe kryerja e eksperimenteve.


Izraeli shpresonte të bëhej vendi i katërt që do të ulte një anije hapësinore në Hënë.

Vetëm agjenci hapësinore qeveritare nga ish-Bashkimi Sovjetik, SHBA dhe Kina kanë bërë deri më tani ulje të suksesshme në Hënë.

“Ne nuk ia dolëm, por provuam”, tha mbështetësi dhe organizatori kryesor i projektit, Morris Kahn, përcjell tch.

“Unë mendoj se arritje është të shkonim deri atje, është vërtetë e jashtëzakonshme, diçka për të cilën ne duhet të jemi krenarë”, shtoi ai.

Kryeministri Benjamin Netanjahu, që shikonte nga dhoma e kontrollit afër Tel Avivit, tha: “Nëse nuk ia dilni mbanë me përpjekjen e parë, ju do të vazhdoni të përpiqeni sërish”.

Pas një udhëtimi 7-javësh drejt Hënës, anija hapësinore pa pilot arriti në orbitën finale 15 km larg nga sipërfaqja.

Tensionet në qendrën e komandës ishin të dukshme në kohën e humbjes së lidhjeve me anijen dhe zyrtarët konfirmuan se kishte patur një defekt teknik në të, që fatkeqësisht kishte bërë që të mos realizohej një ulje e suksesshme.

Në trend Botë

Më shumë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri

Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri

Botë
Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Evropa
Merz i Gjermanisë:

Merz i Gjermanisë: "Mburoja" bërthamore evropiane duhet të bëhet më e fortë

Evropa
Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Botë
Migracioni, financat, çështjet e punës dhe ato sociale – për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD në Gjermani?

Migracioni, financat, çështjet e punës dhe ato sociale – për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD në Gjermani?

Evropa
Kalo në kategori