Misioni faktmbledhës i ekspertëve nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe nga zyrtarët e Komisionit Evropian, tashmë ka verifikuar gjendjen faktike në Kosovë, lidhur me përmbushjen e kushteve në kuadër të tetë rekomandimeve që ky komision ka dhënë për Kosovën, për të marrë rekomandimin pozitiv për liberalizim vizash.
Zyrtarët e Ministrisë së Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, vlerësojnë se ky mision ka gjetur rezultatet e nevojshme në fushat përkatëse.
Ramadan Ilazi, zëvendësministër i Integrimit Evropian, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se institucionet e Kosovës kanë përmbushur kushtet në kuadër të tetë rekomandimeve, por sipas tij, gjithashtu kanë dhënë edhe arsyetimet objektive për dy fusha përkatëse, në të cilat misioni vlerësues ka vënë theksin.
Sipas tij, theksi është vënë në çështjen e zbatimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, si dhe për çështjen e rekomandimit për vendime finale kundër korrupsionit.
Zëvendësministri Ilazi, thotë se lidhur me çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, i janë dhënë sqarimet misionit vlerësues se çështja është zvarritur për shkak të kritikave dhe ankesave ndaj këtij procesi, gjë që ka rezultuar me formimin e një komisioni ndërkombëtar për verifikimin e marrëveshjes nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.
Ndërkaq, siç ka thënë ai, lidhur me çështjen e sundimit të ligjit, tashmë janë bërë një varg ndërhyrjesh.
“Është rritur numri i gjyqtarëve në Departamentin e krimeve serioze dhe po ashtu, janë vënë si parësore lëndët kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mirëpo, kjo është një punë që kërkon gjithmonë vëmendje”.
“Por, përveç këtyre dy çështjeve, të cilat ekipi faktmbledhës besoj që i ka marrë arsyetimet objektive, çështjet e tjera, të cilat janë adresuar në raportin e 13 dhjetorit (raporti i fundit i Komisionit Evropian), janë përmbushur nga ana e institucioneve të Kosovës dhe ne nuk presim tani që përmbushja e kushteve të jetë pengesë që Komisioni Evropian të rekomandojë liberalizimin e vizave për Kosovën”.
Zëvendësministri Ilazi, ka shtuar se të dy këto çështje nuk e pengojnë rekomandimin eventual pozitiv për liberalizim vizash për Kosovën nga Komisioni Evropian, për faktin se përmbyllja e tyre është proces, që do të përfundojnë deri në momentin kur do të hynte në fuqi vendimi për liberalizim vizash.
Në anën tjetër, njohësit e integrimeve evropiane vlerësojnë se Kosova është dashur të tregohet e kujdesshme në përmbushjen e kushteve brenda tetë kritereve.
Emrush Ujkani, profesor i të Drejtës Evropiane, vlerëson se çështja e demarkacionit me Malin e Zi , por edhe ajo e drejtësisë mund të arsyetohen. Por, siç thotë ai, çështja e prokurimit publik, ende çalon.
“Mendoj që çështja e prokurimit është një dështim i institucioneve tona. Për t’i miratuar ligjet konkrete, ndryshimin e ligjit konkret, kjo do t’iu vishet institucioneve tona”.
“E njëjta vlen edhe për çështjen e drejtësisë. Mirëpo, unë mendoj që çështja e atyre që ndërlidhen me drejtësinë , kërkon një konsistencë dhe angazhim më afatgjatë, kështu që ato nuk duhet të shihen dhe ndërlidhen assesi me procesin e liberalizimit të vizave. Sundimi i ligjit në Kosovë do të marrë vite të tëra. Nëse do të lidhej vetëm me këtë kriter, atëherë për ta merituar kohë shumë më tepër se sa një mision i Komisionit Evropian”.
Në anën tjetër, zëvendësministri Ilazi, thotë se kushtet që ndërlidhen me çështjen e prokurimit publik, janë plotësuar. Sipas tij, për të siguruar pavarësinë funksionale të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), gjë që ishte një nga rekomandimet e Komisionit Evropian, është bërë ndryshimi i Ligjit për prokurimin publik, ku procedurat e emërimit dhe shkarkimit të anëtarëve të OSHP-së janë vendosur në bazë të rekomandimeve të Komisionit Evropian.
“Sa i përket fushës së prokurimit, ne i kemi përmbushur të gjitha kriteret që i janë kërkuar Kosovës. Këtë rekomandim ne e konsiderojmë të përmbyllur, sikurse edhe rekomandimet tjera që kanë qenë në proces”.
Por, çështjen nëse Kosova do ta marrë kësaj radhe rekomandimin pozitiv për liberalizim vizash, sipas profesor Ujkani duhet parë nga këndvështrimi i vendeve evropiane.
“E para është që pritjet janë të mëdha që të ketë një vlerësim pozitiv. Mirëpo, kur e shikojmë në një rrafsh më të gjerë, do të thotë, zhvillimet e brendshme në BE dhe veçanërisht lufta ndaj terrorizmit ose rreziku në rritje e sipër nga terrorizmi, e zbehin edhe vet interesin e shteteve anëtare, sepse kjo duhet të votohet në Këshill”.
“Prandaj, mendoj që nga ky pikëvështrim, ndoshta, këto do të ishin ato pengesat kryesore. Përndryshe, mendoj që institucionet dhe Kosova, më në fund, e meritojnë që ta kenë një vlerësim pozitiv në këtë drejtim”.
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës presin që i ngarkuari me punë i Komisionit Evropian për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopulos, pritet që gjatë muajit prill të vijë në Kosovë dhe ta bëjë të ditur vlerësimin nëse Kosova i ka përmbushur kriteret për të marrë liberalizimin e vizave. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale