LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Financave: Zgjatja afatit për dorëzimin e deklaratave dhe pagesën e tatimeve nuk vlen për sektorin publik

Ministria e Financave: Zgjatja afatit për dorëzimin e deklaratave dhe pagesën e tatimeve nuk vlen për sektorin publik

Ministria e Financave dhe Transfereve, ka bërë një sqarim shtesë lidhur me zgjatjen e afatit për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore.

Ministria e Financave dhe Transfereve bën të ditur se kjo shtyrje e afatit nuk vlen për tatimpaguesit e sektorit publik, transmeton Telegrafi.

“Ashtu siç jeni të njoftuar, me datë 19.03.2020 ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka marrë vendim për zgjatjen e afatit për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore, si dhe trajtimin dhe vendosjen lidhur me kërkesat për rimbursime, që ndërlidhen me zbatimin e legjislacionit tatimor në fuqi deri më 30 Prill 2020. Sipas këtij vendimi, nga kjo shtyrje mund të përfitojnë të gjithë tatimpaguesit të sektorit privat, pa përfshirë sektorin publik”, bëhet e ditur në njoftim.


Ministria e Financave merr vendim për zgjatjen e afatit për dorëzimin e deklaratave dhe pagesën e tatimeve
Lexo po ashtu Ministria e Financave merr vendim për zgjatjen e afatit për dorëzimin e deklaratave dhe pagesën e tatimeve

“Në këtë kontekst duhet sqaruar se tatimpaguesit e sektorit publik që nuk përfitojnë nga kjo zgjatje janë autoritetet publike – pra një autoritet publik qendror, rajonal, komunal apo lokal, organ publik, ministri, departament apo autoritet tjetër që ushtron pushtet publik ekzekutiv, legjislativ, rregullator, administrativ apo juridik, në kuptim të nenit 1, paragrafi 1.3. i Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i plotësuar dhe ndryshuar. Ky definicion nuk përfshinë ndërmarrjet publike, të cilët plotësisht përfitojnë nga lehtësimet e krijuara nga ky vendim”, vijon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM

Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM

Ekonomi
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Ekonomi
Kalo në kategori