LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Drejtësisë: Avokati i Veselit nuk u largua për shkak të mospagesës, ai përfitoi mbi 4 milionë euro

Ministria e Drejtësisë: Avokati i Veselit nuk u largua për shkak të mospagesës, ai përfitoi mbi 4 milionë euro

Ministria e Drejtësisë demanton lajmet që po qarkullojnë rreth pagesave për avokatët e angazhuar në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.

MD thotë se ka paguar deri më sot një shumë totale prej 26,179,562 eurosh për mbrojtjen e personave që po mbahen në paraburgim.

Pretendimet se Ministria nuk po i paguan mjaftueshëm avokatët janë tërësisht të pavërteta.


Për sa i përket çështjes së Kadri Veselit, avokati i tij, Ben Emmerson, ka përfituar nga Ministria e Drejtësisë një shumë prej 4,019,724.91 eurosh.

Ministria thekson se tërheqja nga detyra nga ana e avokatëve mund të justifikohet me arsye të ndryshme, por pagesa e ulët nuk është një prej tyre.

Arsyeja pse Veseli e largoi avokatin Ben Emmerson
Lexo po ashtu Arsyeja pse Veseli e largoi avokatin Ben Emmerson

Ministria e Drejtësisë thekson se vazhdon të veprojë me profesionalizëm brenda kompetencave të saj, duke përmbushur të gjitha kërkesat e mbrojtjes për të gjithë ata që padrejtësisht po gjykohen nga Gjykata Speciale.

Ministria shton se po monitoron me kujdes çdo veprim brenda Gjykatës Speciale dhe është e përkushtuar të sigurojë mbështetje të plotë në çdo hap të këtij procesi, për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e ish-krerëve të UÇK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
I dënuar me 21 vite burg në Itali, kapet në Tiranë pjesëtari i organizatës kriminale

I dënuar me 21 vite burg në Itali, kapet në Tiranë pjesëtari i organizatës kriminale

Lajme
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
“Nuk ka burg pa gjyq që e ndal hapin tonë”, Veliaj publikon videon të Tiranës ndër vite

“Nuk ka burg pa gjyq që e ndal hapin tonë”, Veliaj publikon videon të Tiranës ndër vite

Lajme
Kalo në kategori