LAJMI I FUNDIT:

Live

Live Derby Box: Milan - Juventus

Milan 0–1 Juventus, gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes

Përditesuar 21/10/2023 01:32

Juventusi ka fituar 1-0 në udhëtim te Milani në derbin që u zhvillua në kuadër të javës së nëntë në Serie A.

Se çfarë do të ndodh në këtë ndeshje para, gjatë dhe pas saj, mund të mësoni në rubrikën ‘Derby Box’ të Telegrafit.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-22-2023 23:51:06" ["time"]=> string(16) "22/10/2023 23:51" ["update"]=> bool(false) } 22/10/2023 23:51

Filloi t’i hiqte rrobat dhe godiste objekte – Allegri tregon momentin që e detyroi të reagonte ashpër

Massimiliano Allegri shpjegon pse e humbi durimin në fushë pasi Juventusi mundi Milanon me 10 lojtarë.

Bianconerët bënë një punë të vështirë për të thyer Rossonerët me 10 lojtarë në San Siro, duke pasur parasysh avantazhin pasi Malick Thiaw pa të kuqin në pjesën e parë për tërheqjen e Moise Kean.


U desh një devijim masiv nga goditja e Manuel Locatelli nga distanca për t’u dhënë atyre epërsinë në atë që ishte gjuajtja e parë e Juventusit në portë.

Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-22-2023 23:12:25" ["time"]=> string(16) "22/10/2023 23:12" ["update"]=> bool(false) } 22/10/2023 23:12

Notat e lojtarëve: Milan 0-1 Juventus, shkëlqeu Locatelli

Juventusi ka fituar 1-0 në udhëtim te Milani në kuadër të javës së nëntë në Serie A.

Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Manuel Locatelli, duke realizuar në minutën e 63-të.


Juventusi ishte ekip më i mirë dhe mori notën e përgjithshme 6.95, me Milanin që u vlerësua me 6.74.

Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte Locatelli, që u notua me 7.9, pasi shënoi edhe golin e fitores.

Në anën tjetër, dështimi i këtij dueli doli të ishte Malick Thiaw që u ndëshkua me karton të kuq dhe u vlerësua me 5.7.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-22-2023 22:43:49" ["time"]=> string(16) "22/10/2023 22:43" ["update"]=> bool(false) } 22/10/2023 22:43

Mbyllet ndeshja

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-22-2023 22:12:02" ["time"]=> string(16) "22/10/2023 22:12" ["update"]=> bool(false) } 22/10/2023 22:12

64′ Juventusi ka kaluar në epërsi ndaj Milanit me golin e Manuel Locatellit.

https://twitter.com/centregoals/status/1716185423876170028


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-22-2023 21:52:29" ["time"]=> string(16) "22/10/2023 21:52" ["update"]=> bool(false) } 22/10/2023 21:52

Fillon pjesa e dytë

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-22-2023 21:34:55" ["time"]=> string(16) "22/10/2023 21:34" ["update"]=> bool(false) } 22/10/2023 21:34

Mbyllet pjesa e parë

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-22-2023 21:28:55" ["time"]=> string(16) "22/10/2023 21:28" ["update"]=> bool(false) } 22/10/2023 21:28

40′ Milani mbetet me 10 lojtar në fushë. Malick Thiaw ndëshkohet me kartonë të kuq direkt si lojtar i fundit.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-22-2023 20:45:48" ["time"]=> string(16) "22/10/2023 20:45" ["update"]=> bool(false) } 22/10/2023 20:45

Nis ndeshja

1′ Nis ndeshja. Me topin e parë luan Juventusi.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-22-2023 19:40:29" ["time"]=> string(16) "22/10/2023 19:40" ["update"]=> bool(false) } 22/10/2023 19:40

Formacionet zyrtare, Milan – Juventus

Java e nëntë në Serie A sjell derbin e zjarrtë mes Milanit dhe Juventusit, me dy skuadrat që po kalojnë nëpër një formë të mirë.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “San Siro”.


Milani ka katër fitore rresht dhe një humbje në pesë takimet e fundit dhe do të synojë ta zgjasë këtë seri pozitive.


Formacionet zyrtare:

Milan: Mirante; Calabria, Thiaw, Tomori, Florenzi; Musah, Adli, Reijnders; Pulisic, Leao, Giroud.

Juventus: Szczesny; Gatti, Bremer, Rugani; Weah, McKennie, Locatelli, Rabiot, Kostic; Milik, Kean.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-22-2023 13:14:24" ["time"]=> string(16) "22/10/2023 13:14" ["update"]=> bool(false) } 22/10/2023 13:14

Tashmë e konfirmuar, pesë lojtarë të Milanit mungojnë në derbin ndaj Juventusit

Milani ka publikuar listën e skuadrës për ndeshjen e sotme në Serie A kundër Juventusit duke konfirmuar se Ruben Loftus-Cheek nuk është në dispozicion, ndërsa Pierre Kalulu dhe Rade Krunic janë rikthyer.

Kuqezinjtë presin Juventusin në San Siro sonte, e diel, 22 tetor në orën 20:45.


Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-22-2023 10:18:07" ["time"]=> string(16) "22/10/2023 10:18" ["update"]=> bool(false) } 22/10/2023 10:18

Analizë, parashikim dhe formacionet e mundshme të derbit Milan – Juventus

Milan dhe Juventus do të përballen sot (e diel) në kryendeshjen e xhiros së nëntë në elitën e futbollit italian.

Dy skuadrat janë ndër pretendentët kryesorë për titullin e kampionit dhe do të luajnë në “San Siro” me fillim nga ora 20:45.


Do të jetë një përballje e zjarrtë ku si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë vetëm tre pikët nga ky duel.

Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-22-2023 09:23:07" ["time"]=> string(16) "22/10/2023 09:23" ["update"]=> bool(false) } 22/10/2023 09:23

Përzgjedhësi i SHBA-së, Gregg Berhalter parashikon derbin Milan – Juventus, këmbëngul se lojtarët amerikan janë të lumtur

Trajneri i kombëtares së SHBA-së, Gregg Berhalter u tregua mjaft diplomatik kur u pyet për të parashikuar rezultatin e derbit mes Milanit dhe Juventusit, duke insistuar se lojtarët e tij janë të lumtur me jetën në Itali.

Katër lojtarë amerikan do të përfshihen në kryendeshjen e së dielës me nga dy në secilin ekip. Christian Pulisic dhe Yunus Musah tek Milan dhe Timothy Weah dhe Weston McKennie tek Juventusi.


Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-21-2023 16:40:20" ["time"]=> string(16) "21/10/2023 16:40" ["update"]=> bool(false) } 21/10/2023 16:40

Pioli: Gara për titull është midis katër ekipeve, por kjo mund të ndryshojë

Stefano Pioli ka thënë se ka besim të plotë te portieri i tretë Antonio Mirante, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Juventusin e cila zhvillohet të dielën mbrëma.

Kuqezinjtë morën vendin e parë duke shkuar në pushim me kombëtare, ndërsa Juventus është baraz me pikë me Fiorentinën në vendin e tretë, kështu që i pyetur në konferencën për shtyp nëse kjo ishte një betejë për Scudetto, Pioli nuk mund të rezistonte.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-21-2023 16:28:41" ["time"]=> string(16) "21/10/2023 16:28" ["update"]=> bool(false) } 21/10/2023 16:28

Sacchi i rëndë me Leaon: Lojtar pa karakter, te unë do të ishte rezervistë

Rafael Leao konsiderohet si një nga futbollistët më të rëndësishëm te Milani dhe klubi ka rinovuar kontratën me portugezin deri në vitin 2028, ku ai merr një pagë të majme.

Këtë sezon, në 10 ndeshje mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve, 24-vjeçari ka realizuar tre gola dhe ka dhuruar katër asistime.


Mirëpo, për ish trajnerin e Milanit, Arrigo Sacchin, Leao nuk do të duhej të ishte në 11-tëshen startuese.

Lexo lajmin e plotë… 

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-21-2023 16:12:29" ["time"]=> string(16) "21/10/2023 16:12" ["update"]=> bool(false) } 21/10/2023 16:12

Allegri: Është normale që njerëzit mendojnë se Juventusi është favorit

Massimiliano Allegri ka pranuar se është normale që njerëzit ta cilësojnë Juventusin si favorit, por këmbëngul se skuadra e tij do të përballet me një nga favoritët për ligën, teksa “Zonja e Vjetër” do të  përballet me Milanin në “San Siro” të dielën në mbrëmje.

Trajneri i Juventusit mbajti konferencën e tij të zakonshme për shtyp para ndeshjes të shtunën në mëngjes, ku u tha mediave se pret një atmosferë të ndërlikuar në Milano.


Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-21-2023 01:23:47" ["time"]=> string(16) "21/10/2023 01:23" ["update"]=> bool(false) } 21/10/2023 01:23

Nga Pulisic te Weah: Si amerikanët mund ta vendosin ndeshjen Milan – Juventus

Katër  amerikanë mund të jenë startues në ndeshjen kryesore të Serie A midis Milanit dhe Juventusit këtë fundjavë, më shumë se në çdo ndeshje të mëparshme në elitën e futbollit italian.

Katërshja në fjalë janë blerjet verore të Milanit, Christian Pulisic dhe Yunus Musah, si dhe të sapoardhurit të Juves në Serie A, Timothy Weah dhe Weston McKennie ( i kthyer nga huazimi).


Lexo lajmin e plotë…  

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-21-2023 01:10:12" ["time"]=> string(16) "21/10/2023 01:10" ["update"]=> bool(false) } 21/10/2023 01:10

Chiesa rikthehet në stërvitje me Juventusin para sfidës ndaj Milanit

Sulmuesi i Juventusit, Federico Chiesa u rikthye në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës të premten përpara ndeshjes së rëndësishme në Serie A kundër liderëve të ligës Milan, të dielën në mbrëmje.

25-vjeçari ishte ftuar në skuadrën e Italisë nga Luciano Spalletti për ndeshjet e fundit kualifikuese të EURO 2024 kundër Maltës dhe Anglisë, por më vonë u tërhoq, për shkak të një shqetësimi në kofshë.


Lexo lajmin e plotë… 

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-21-2023 01:09:09" ["time"]=> string(16) "21/10/2023 01:09" ["update"]=> bool(false) } 21/10/2023 01:09

Probleme për Milanin para derbit me Juventusin

Portieri i dytë i Milanit, Marco Sportiello, ka pësuar një lëndim muskulor, kështu që me Mike Maignan të pezulluar, Antonio Mirante pritet të startojë kundër Juventusit të dielën.

Maignan u përjashtua me karton të kuq në Marassi në një fitore 1-0 ndaj Genoas para pushimit ndërkombëtar, kështu që Sportiello duhej të zëvendësonte francezin kundër Juventusit këtë të diel.


Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-21-2023 01:00:40" ["time"]=> string(16) "21/10/2023 01:00" ["update"]=> bool(false) } 21/10/2023 01:00

Milanit iu kthyen dy lojtarë nga dëmtimet para sfidës derbi me Juventusin

Pierre Kalulu dhe Rade Krunic janë rikthyer në stërvitjet me grupin dhe pritet të jenë në dispozicion kundër Juventusit, ndërsa Ruben Loftus-Cheek nuk ka gjasa.

Krunic dhe Kalulu kaluan disa javë jashtë fushave, por pritet të jenë të disponueshëm të dielën kur Milani takohet me Juventusin në San Siro në ndeshjen e madhe të fundjavës në Serie A.


Lexo lajmin e plotë…