Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Mihrija Braha, shpesh është cak i faqeve rozë për postimet e saj.
Përkundër viteve të shumta që numëron në skenë, ajo mjaft shumë komentohet edhe për pamjen e jashtme.
Biondja ka qenë së fundmi e ftuar në rubrikën “Kutia e Pyetjeve” në Prive, teksa i është përgjigjur njërës nga pyetjet për operacione plastike.
“A ke operacione plastike?”, ka qenë një nga pyetjet e një fansi/e të saj, për të cilën Mihrija ka dhënë një përgjigje tejet të sinqertë.
“Nuk kam bërë operacione plastike. Në momentin kur bëj besomni që do të dalë publikisht”, ka thënë mes tjerash ajo.
Ndërkaq, këngëtarja Braha po vazhdon të jetë akoma shumë aktive në muzikë.
“Kollaj” mban titullin projekti i fundit i lansuar nga ajo në shkurt që u prit mirë edhe nga publiku. /Telegrafi/