Këngëtarja e njohur Mihrije Braha ka qenë mjaft në fokus të mediave javëve të fundit.
Përveç muzikës, ajo zgjeroi aktivitetin e saj edhe në biznes duke hapur një dyqan veshjesh me emrin “Mihrije Braha Fashion”.
Këngëtarja nga Mitrovica është shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale.
Duket se pranvera është ndër stinët e saj të preferuara, teksa këtë e ka treguar përmes fotografive të fundit të publikuar në rrjetin social Instagram.
Kësaj radhe Braha shfaqet mjaft atraktive duke pozuar në një ambient të gjelbëruar, teksa shijon rrezet e diellit.
Ajo nuk ka bërë të ditur nëse do të sjellë ndonjë projekt të ri muzikor në muajt në vazhdim, teksa vazhdon të jetë e angazhuar krahas bashkëshortit të saj, Naimit, si moderatore e “Odeon Show”. /Telegrafi/