Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski,deklaroi sot se, nuk do të ketë tatim shtesë për personat e pamartuara siç paralajmëroi ditë më parë.

Ai tha se është keqinterpretuar iniciativa e tij dhe se nuk do të ketë tatim.


“Është fakt se jam i shqetësuar për situatën demografike në shtet. Dhe, fakt është se si kryeministër i qeverisë, përgjegjësia ime është që të jem i shqetësuar për të ardhmen e shtetit tim, për shkak se unë jam kryeministër i Qeverisë i cili thellësishtë merret me demografinë dhe lëvizjen demografike. Ajo që mund ta theksoj është se në në heshtje po zhdukemi dhe po vdesim. Kjo nuk duhet të kalojë pa u vërejtur”, tha Mickoski.

Ai tha se Maqedonia duhet t’i kthehet vlerave tradicionale familjare, pasi shifrat demografike janë shqetësuese.

“Në vitin 2016, patëm 23,000 të porsalindur, dhe në vitin 2024 vetëm 16,000 – kjo është një rënie prej 30%. Sa i përket martesave, nga 13,300 në vitin 2021, numri në vitin 2024 ra në 11,100, që është një rënie prej 17%. Këto trende nuk duhen injoruar, sepse popullsia po zhduket në heshtje. Hyra në zgjedhje me qëllimin që në fletroe të shkruajë ‘unë, nëna, babi, vëllau dhe motra’, dhe jo ‘prindi 1’ dhe ‘prindi 2’. Unë mbështes idenë e të pasurit nënë dhe baba, sepse kjo është vlera jonë dhe themeli i shoqërisë”, tha Mickoski.