Mësuesja nuk ia dorëzon diplomën maturantes shkaku se e 'teproi' me kërcim gjatë ceremonisë në Filadelfia

Një të diplomuari në shkollën e mesme për vajza në Filadelfia iu mohua diploma nga drejtoresha e shkollës ndërsa kërcente nëpër skenë gjatë ceremonisë së dorëzimit të diplomës.
Hafsah Abdur-Rahman, 17 vjeçe, tepër e ekzaltuar shkaku i diplomimit, u kap duke kërcyer me një buqetë në dorë teksa po shkonte për të marrë diplomën para familjes dhe miqve të saj.
Kur adoleshentja zgjati dorën për të marrë diplomën e saj, drejtoresha Lisa Mesi shihet duke refuzuar t’ia jepte diplomën.
"Ajo më vodhi atë moment. Nuk do ta kem më kurrë atë", tha ajo, raporton nypost.
“Isha shumë e turpëruar. Nuk mund të shijoja as pjesën tjetër të diplomimit”, tha nxënësja.
Ndryshe, Mesi kishte paralajmëruar familjet e nxënësve para ceremonisë se brohoritjet dhe duartrokitjet ndërsa të dashurit e tyre kalonin nëpër skenë ishin të ndaluara në diplomim. /Telegrafi/




















































