Një anëtar i Këshillit Saudit Shura, Yousef bin Trad Al-Saadoun, është tallur me sugjerimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për krijimin e një shteti palestinez në Arabinë Saudite.
Në vend të kësaj, ai propozoi që presidenti i SHBA-së Donald Trump të vendoste izraelitët në Alaskë dhe më vonë në Grenlandë “pasi ta aneksonte atë”.
Bëhet e ditur se duke shkruar në gazetën saudite Okaz, Al-Saadoun kritikoi qasjen e Trumpit ndaj politikës së Lindjes së Mesme, duke argumentuar se vendimet e pamatura rrjedhin nga injorimi i këshillave të ekspertëve dhe refuzimi i dialogut.
Ai paralajmëroi se “sionistët dhe aleatët e tyre” do të dështojnë të manipulojnë udhëheqjen saudite përmes presionit mediatik dhe manovrave politike, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Sipas Al-Saadoun, “politika e jashtme zyrtare e Shteteve të Bashkuara do të kërkojë pushtimin e paligjshëm të tokës sovrane dhe spastrimin etnik të banorëve të saj, të cilat janë qasja izraelite dhe konsiderohen krime kundër njerëzimit”.
Ndryshe, Këshilli Saudit Shura është një asamble konsultative që këshillon mbretin për çështje legjislative dhe politike, por i mungon autoriteti legjislativ.
Anëtarët e saj emërohen nga mbreti dhe diskutojnë ligjet, planet ekonomike dhe politikat sociale.
Benjamin Netanyahu gjatë një interviste tha se palestinezët mund të krijojnë një shtet në Arabinë Saudite pasi kanë shumë tokë atje.
Ndërsa zyrtarët palestinezë dhe egjiptianë kanë dënuar sugjerimin e Netanyahut për të krijuar një shtet palestinez në Arabinë Saudite, duke e quajtur atë një sulm ndaj sovranitetit të Mbretërisë.
Ministria e Jashtme palestineze e denoncoi propozimin si “racist dhe antipaqe” dhe e cilësoi atë një shkelje të hapur të sovranitetit dhe stabilitetit të Arabisë Saudite.
Arabia Saudite ka deklaruar vazhdimisht se normalizimi me Izraelin varet nga krijimi i një shteti palestinez. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Pas arritjes së marrëveshjes SHBA-Ukrainë, Zelensky: Amerikanët u pajtuan me propozimet tona

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët