Thonë se profesioni i gazetarit është shumë interesant, dhe ka nga ata të cilët e konsiderojnë joshës.
Por përveç të mirave që mund të kenë gazetarët, nuk është edhe aq e thjeshtë të kesh partner një të tillë.
Zbulojeni si më poshtë . Ja tetë arsyet:
1 – Ata do të shkruajnë edhe për ju – Gazetarët frymëzohen nga shumë gjëra në artikujt e tyre. Kur i tregoni diçka, ata janë vigjilentë, edhe mund të krijojnë një histori me të. Nëse e keni mërzitur, keni ndonjë ves, apo edhe e keni frymëzuar ata do e gjejnë një mënyrë se si t’ju përfshijnë në shkrimet e tyre.
2 – Ata funksionojnë në bazë të ngjarjeve – Nëse keni planifikuar një natë romantike mos u çudisni po ta anulojnë në minutë të fundit. Të gjitha gjërat janë dytësore kur vjen puna te PUNA. Një gazetar nuk ka kurrë orar fiks, dhe një telefonatë mund të prishë edhe momentet më intime.
3 – Janë jashtëzakonisht shumë detajist – Janë pikërisht ata lloj njerëzish të cilët fokusohen te detajet më të vogla. Mos e merrni mundimin t’i gënjeni sepse është e kotë, nuk do kalojë gjatë përpara se t’ju zbulojnë. Ata janë fiks si një qen roje në aeroport, mund të “nuhasin” gjithçka. Çdo gjë që bëni me ta është e regjistruar dhe kanë një memorie tmerrësisht të fortë.
4 – Do mbajnë mend çdo fjalë që i keni thënë – Kudo që mund ti thoni një fjalë apo një detaj, ata nuk e harrojnë. Memoria e tyre është fotografike. Kujdes çfarë nxirrni nga goja në prani të tyre. Ata do ju nxjerrin të vërtetat edhe kur ju nuk e keni idenë. Gazetarët bëjnë gjithmonë pyetjet e duhura, shkruan Opinion.al
5 – Do ju korrigjojnë gramatikën në çdo rast – Mesazhet që i dërgoni duhet të jenë të shkruara në mënyrë të rregullt dhe nëse ndodh e kundërta përgjigja nuk do jetë për pyetjen, por korrigjim i gabimeve. Ata janë të fiksuar me gramatikën, ndaj matuni mirë kur shkruani dhe flisni me ta.
6 – Kujdes me vendet që i çoni, janë shumë selektiv – Ju mund të keni menduar më të mirën, por ata nuk e kanë problem, pasi nëse vendi nuk i pëlqen nuk do hezitojnë. Mund të qëndroni gjithë natën duke debatuar me ta për vendin ku do shkoni, edhe qoftë për një kafe.
7 – Janë të fiksuar me mediet sociale – Është puna e tyre, duhet të jenë gjatë gjithë kohës në Facebook, Instagram, apo të tjera rrjete sociale. Sot një pjesë e mirë e punës në media funksionon nga interneti, ndaj mos u habisni po ti shihni vetëm me telefon në dorë.
8 – Duan shpesh kohën e tyre – Ata lodhen dhe ndonjëherë e humbasin sensin e kohës. Por kur kanë nevojë për pushim, nuk ju duan aty. Pushimi ideal i një gazetari është larg kujtdo duke u relaksuar. Mundësisht në ndonjë vend të humbur ku nuk ka as valë telefoni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Rregullat e Bontonit të cilat të gjithë njerëzit duhet t’i dinë

Qentë e nuhasin gënjeshtarin

Tri receta për pastrim të tenxheres së shkrumbuar
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit