LAJMI I FUNDIT:

Memli Krasniqi: Janë pjekur kushtet që Kuvendi të shpallë pushimin veror

Memli Krasniqi: Janë pjekur kushtet që Kuvendi të shpallë pushimin veror

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se Grupi Parlamentar i LDK-së, po tregojnë fytyrën e tyre pasi nuk e votuan projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ky reagim i Krasniqit, erdhi pasi ky projektligj nuk kaloi, kjo pasi disa deputetë të LDK-së nuk e votuan atë edhe pse Armend Zemaj pak më herët tha se do ta votojnë.

“Grupi Parlamentar i LDK-së, po duan të na tregojnë që janë shumë të rëndësishëm. Që marrëveshjet ndërkombëtare s’munden të kalojnë pa ta. Ata po e tregojnë fytyrën e tyre. Pak minuta më herët thanë që e votojnë e tash jo”, ka thënë Krasniqi.


Ai po ashtu tha se janë pjekur kushtet që Kuvendi të shpallë pushimin veror, dhe se këto projektligje të votohen në muajin shtator.

“Këtu janë pjek kushtet me shpall pushimin veror. Këtu është shpallë koha që me mbledhë Kryesinë e të shkojmë në pushime verore. LDK po bojkoton. Nuk e meriton qytetari i Kosovës këtë nivel që po shprehen me inate politike. Kjo nuk është dramë. Pesë minuta më herët thatë po e tash jo. Sot në këtë situatë duhet të marrim disa vendime që e çlirojnë këtë situatë që e kemi pas më herët”, tha ndër të tjera Krasniqi.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, edhe një herë ka kërkuar pushim prej 15 minutash.

Këtë gjë Veseli e ka kërkuar pasi që nuk u votua projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori