Shumë vende në Evropë i zbutën masat kufizuese në luftë kundër coronavirusit. Por në të njëjtën kohë pandemia ka shpërthyer në disa vatra. A duhet të vihet alarmi e çfarë duhet bërë për të kontrolluar gjendjen?
Kur gazeta “New York Times” ka shkruar ndonjëherë për Gütersloh, këtë e ka bërë vetëm, kur binte fjala për fondacionin e njohur në botë, Bertelsmann që e ka qendrën në këtë qytet.
Por për shkak të shpërthimit të pandemisë në thertoren Tönnies, Gütersloh u fut në kryetitujt e mediave ndërkombëtare.
Nga 7000 punonjës të testuar, 1550 janë testuar pozitivisht me virusin.
Edhe në rajone të tjera gjermane ka pasur disa vatra të reja shpërthimi.
Në Neuköln, Berlin pas rritjes së infeksioneve, 370 familja u futën në karantinë.
Në Göttingen 120 vetë të infektuar bënë të izolohej një kompleks pallatesh.
Shpërthime lokale kudo
Vatra të tilla të shpërthimit të ri të pandemisë, që njihen edhe si “Cluster” ka kudo në Evropë, tani që po lirohen masat kufizuese në shumë vende. Shpesh brenda familjeve, në gastronomi apo firma.
Në Angli në një pulari në Anglesey u testuan 158 punëtorë pozitivisht me virusin.
Edhe në fabrika të tjera në Angli ka pasur raste të tilla.
Në një azil pleqsh në Austri në dy javët e para të qershorit ndërruan jetë disa banorë pas një infektimi me coronavirus.
Në Vjenë dhe Austrinë e poshtme 70 punonjës të shërbimit të paketave u testuan pozitivisht me virusin.
Izraeli po ashtu pas lirimit të menjëhershëm të masave në maj i trembet një vale të dytë infektimi. 200 shkolla nga 500 në të gjithë vendin janë mbyllur.
Peter Klimek nga Universiteti Mjekësor i Vjenës, pjesë e ekipit këshillues të qeverisë austriake, thotë se në rastet e shpeshtuara të rritjes së infektimeve luan rol lloji i vatrës së infektimeve.
“Nëse kemi të bëjmë me grupe të vogla të infektuara, atëherë kjo nuk është shumë shqetësuese, sepse mund ta ndjekim zinxhirin e kontakteve”.
Por puna ndryshon, kur ka shpërthim pandemie pas një evenimenti të madh.
“Nëse pas një aktiviteti të madh krijohet një vatër infektimesh, zbardhja dhe ndjekja e zinxhirit të kontakteve është shumë më e vështirë”.
Pra ka një dallim, nëse rastet vijnë nga një vatër e vetme, thotë Klimek.
“Apo nëse kemi 50 raste infektimi që secili pavarësisht nga tjetri në pjesë të ndryshme të vendit shkojnë tek mjeku me simptoma”.
Nëse brenda një kohe të shkurtër shfaqen disa vatra, ku nuk mund të ndiqen më kontaktet, kjo mund të mjaftojë për ta futur sërish një vend në masat kufizuese të “lockdown-it”.
Masat më të rëndësishme
Sipas Klimek në raste të shpërthimeve lokale kanë rëndësi katër masa kryesore: Identifikimi i rasteve, gjurmimi i kontakteve, testimi dhe trajtimi. Kontaktet e të infektuarve duhet të ndiqen shpejt, të izolohen të infektuarit, të trajtohen dhe të testohen njerëzit në ambientin e të infektuarit, sipas ekspertit.
Por jo gjithkund mjaftojnë këto katër hapa për të pasur sukses.
Në Bullgari për shembull qeveria u detyrua pas rritjes së infektimeve të vendosë sërish detyrimin e maskës, pasi ai u hoq në mesin e qershorit. Edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu paralajmëroi popullsinë për shkak të rritjes së infektimeve.
“Nëse ne nuk e ndryshojmë menjëherë sjelljen tonë në drejtim të mbajtjes së maskës dhe distancës, atëherë kundër vullnetit tonë do të rikthehemi në gjendjen e mbylljes”.
Në Luksemburg qeveria përpiqet me teste masive të pengojë një valë të dytë infektimi. 600.000 banorët e vendit dhe 300.000 që kalojnë kufirin përkohësisht duhet të testohen rregullisht për të identifikuar zinxhirët e infektimit.
Nuk ka një komplet masash që të mbrojnë me siguri nga pandemia. Ka një përzierje masash të ndryshme, thotë eksperti Klimek: ruajtja e distancës, rregullat e higjienës, kufizimi i kontakteve.
Tani dihet se mbyllja e shkollave dhe gastronomisë ka pasur një efekt të ngadalësimit të pandemisë. Këtu bëjnë edhe maskat. Sa më herët të zbatohen masat, aq më efektive janë ato, thotë Peter Klimek. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInaugurimi i Donald Trump, personalitetet që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në ceremoni
Rojat kufitare ukrainase godasin varkën me ushtarë rusë – pamje nga aksioni
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit
Kandidati i Trump për kreun e diplomacisë thotë se Rusia dhe Ukraina duhet të bëjnë koncesione për t’i dhënë fund luftës
Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë
Ukrainasit parandalojnë sulmin rus në Kursk
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime