Njeriu është si bima, sa më i ditur, aq ma i brishtë…
Ka njerëz që kanë nevojë të mbështetën ndër shpata për t’iu dukë vetja të fortë. Ka të tjerë, që zgjedhin pushkët për me ndenjë në këmbë. Të tjerë zgjedhin kazmat e ndokush edhe lopatat a matrapikët.
Pjetër Arbnori i Sadik Spahisë ka zgjedhë të mbështetet te një tufë letrash, që ia sigurojnë përjetësinë e të mbeturit drejt në histori.
Në artin e Realizmit Socialist, monumentalja kuptohej si gjigantizëm dhe vazhdonte të respektonte traditën klasike të vendosjes së figurave mbi piedestale, thuajse të ishin dy vepra të ndryshme: bazamenti dhe vetë puna.
Në rastin e punëve publike dhe pikërisht të atyre që shënuan kthesë të rëndësishme nga tradita e sipërpërmendur, duhen përmendur edhe mprehtësia, qartësia dhe noviteti i vetë komisioneve, të cilat i miratuan dhe i promovuan këto vepra. Kështu, p.sh, nuk mund të shmanget roli i Danish Jukniut dhe Thoma Thomait, si anëtarë të komisionit, që miratuan maketin e memorialit të Fishtës së Pjerin Kolnikës, si një prej veprave, që iu nënshtrua debateve të ashpra publike.
I pari memorial që u vendos në Shqipërinë postkomuniste, ishte ai i 2 prillit, në Shkodër, vepër e skulptorit Sadik Spahija. Ky memorial ka qenë në vetvete një lëvizje shumë e rëndësishme në estetikën e re, jofigurative, të veprës publike në Shqipëri.
Më pas do vijnë “Fan Noli” i Thoma Thomait dhe “Gjergj Fishta” i Pjerin Kolnikës, të cilët për herë të parë prezantojnë frymën e re figurative të plastikës së eksterierit. Të dyja këto vepra pa piedestale janë marrë me zbërthimin e figurave, duke u përpjekur të lënë pas dore imitimin dhe pasqyrimin e drejtpërdrejtë të realitetit.
Thoma Thomai vinte te Fan Noli pas një eksperience shumë të gjatë dhe të mirënjohur si autor i relievit të “Vasil Laçit”.
Pjerin Kolnikaj vinte deri te monumenti i Fishtës pas një pune diplome mjaft estetizante, siç është “Vajza në stol”, një ekspozite të 1992-shit (të përbashkët me Vladimir Myrtezajn), gjysmëabstrakte, dhe një ekspozite personale të vitit 1994 me punime krejtësisht abstrakte. E këtu duhet përmendur se një vepër mjaft e rëndësishme e Kolnikës është edhe portreti i Skënderbeut, fitues i çmimit të parë në konkursin e organizuar në Prishtinë më 2008.
Kur pamë fillimisht memorialin e Fishtës në Shkodër, kishim në krye një tjetër raport midis portretit dhe gjetjes. Por, megjithatë, kjo është subjektive dhe nuk mund ta konsideroj kurrsesi një rast problematik, përkundrazi, ajo vepër ecën me ritëm të lartë drejt memorialit.
Një punë e dytë dhe shumë e rëndësishme e Sadik Spahisë pas memorialit të 2 prillit, është memoriali i poetëve martirë Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, në Librazhd në vitin 2006. Dy kokat e mëdha prej bronzi të vendosura mbi një platformë mermeri të zi, të lëpirë prej uji, të fusin në një atmosferë biblike e me asociacione të forta me parabolën e Shën Gjon Kryeprerit.
Në fund dëshiroj t’ju kujtoj se veprat publike të artit janë fryt i epokës që i prodhon dhe epokën asnjëni prej nesh nuk e ka bash në dorë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëASHIK QERIBI
Sekreti drejt zemrës së një gruaje!
Pse njerëzit kanë nevojë për tregime?
Guri i Rozetës: Deshifruesit e vërtetë të kodeve të lashtësisë
Viti 1922: Në Shkodër lindi Marie Shllaku
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje