LAJMI I FUNDIT:

Mbi 5.900 raste aktive me coronavirus, më shumë në Shkup dhe Tetovë

Mbi 5.900 raste aktive me coronavirus, më shumë në Shkup dhe Tetovë

Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht në vend ka 5937 raste aktive me coronavirus, shkruan Telegrafi Maqedoni

Më shumë raste aktive ka në Shkup-2.001, Tetovë-1.172 dhe Gostivar-820.

Pasojnë Kumanova me 363 raste aktive, Kërçova-330, Strumica-249 dhe Ohri me 155.


Aktualisht, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Bogdanci dhe Krushevë nuk ka raste aktive me coronavirus.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 162.457, prej të cilëve 150.960 janë shëruar, ndërsa 5.560 kanë ndërruar jetë./Telegrafi/

Sot 8 viktima dhe 296 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni
Lexo po ashtu Sot 8 viktima dhe 296 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni