Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 2003 pacientë të shëruar nga coronavirusi, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas qyteteve në Shkup - 1.145, Kavadar - 147, Ohër - 101, Negotinë - 81, Strugë - 71, Kumanovë - 57, Prilep - 53, Manastir dhe Veles nga 43, Tetovë - 34, Shtip - 32, Gostivar - 27, Strumicë - 26, Gjevgjeli - 23, Dellçevë - 17, Kriva Pallankë - 15, Kërçovë - 14, Koçan - 10, Berovë dhe Demir Kapija nga 9, Resnje - 7, Sveti Nikollë dhe Radovish nga 6, Probishtip, Vallandovë, Bogdanci dhe Makedonski Brod nga 5, Vinicë dhe Krushevë nga- 3 dhe Dojran - 1.


Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 141.157, numri i pacientëve të shëruar është 115.433, numri i vdekjeve është 4.182, ndërsa numri i rasteve aktive është 21.542./Telegrafi/