Mbahet Moduli 6 i Kursit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë – Faza 1: Shkathtësitë themelore kirurgjike

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në bashkëpunim me Komitetin e Specializantëve, ka vazhduar kursin mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë – Faza 1, Shkathtësitë Bazike Kirurgjike kësaj radhe Moduli 6: Ventilimi me ambu dhe Intubimi laringeal/endotrakeal’’- Menaxhii i Rrugëve të Frymëmarrjes, i cili është dizajnuar sipas modelit të Kolegjit Amerikan të Kirurgëve, (ACS/APDS Surgery Resident Skills Curriculum), dhe është pjesë e një kurrikule me tre faza
E gjithë kjo punë është arritur fal punës së përbashkët të Komiteteve për Edukim Specialistik, Komitetit për Edukimin e Studentëve të Mjekësisë, Komitetit për Edukim të Vazhdueshëm Profesional dhe Komitetit të Specializantëve, ku ky modul si modulet tjera janë përqendruar në procedurat e menaxhimit të rrugëve të frymëmarrjes.
Moduli 6: Ventilimi me ambu dhe Intubimi laringeal /endotrakeal’’- Menaxhii i Rrugëve të Frymëmarrjes, është prezantuar nga ligjëruesja Prof. Dr. Antigona Hasani, anesteziologe, dhe Dr. Fatlume Arifaj, specializante e Mjekësisë emergjente dhe Dr. Tringë Metaj, specializante e Anasteziologjisë me mjekim intenziv.
E veçanta e këtij kursi, ishte padyshim edhe prezenca e kryetarit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi, i cili para specializantëve foli për rëndësinë e procesit të menaxhimit të rrugëve të frymëmarrjes, me theks të veçantë për procedurën e trajtimit të pacientit i cili ka vështirësi më frymëmarrje.
Prof. Dr. Latifi, tha se më e rëndësishmja në profesionin tonë është se si të menaxhojmë rrugët e frymëmarrjes, pasi që çdo herë ballafaqohemi me këtë dukuri, e cila kërkon shumë kujdes dhe vëmendje.
Ndërkaq, Dr. Sadik Llullaku, Drejtor Ekzekutiv i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, fillimisht falënderoi Prof. Dr. Latifin për prezencën dhe për kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë dhe po vazhdon të japë në transformimin e kirurgjisë së Kosovës.
Më pas, dr. Sadiku prezantoi punën e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës në edukimin e specializantëve, për të cilën tha se është e rëndësishme prezenca e specializantëve, në mënyrë që të marrin dije dhe të avancohen në profesionin e tyre të shkencës.
Me këtë, sipas dr. Llullakut, është duke u përmbushur një nga qëllimet kryesore të misionit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, përkitazi me edukimin e mjekëve të rinj sipas standardeve profesionale perëndimore.
Në këtë modul u shpjegua në detaje për procedurën e menaxhimit të rrugëve të frymëmarrjes, fillimi i procesit, u sqaruan indikacionet, kundër-indikacionet dhe komplikimet e mundshme të këtij procesi.
Në diskutim me specializantet dhe më demonstrim simulativ si dhe më shembuj konkret nga puna praktike, Dr. Hasani konkretizoi gjithë modulin duke filluar nga anatomia e rrugëve të frymëmarrjes, qasja e pare me pacientin me vështirësi te frymëmarrjes, ekzaminimit klinik, metodave jo invazive dhe invazive si dhe mjeteve qe përdoren për sigurimin e rrugëve te lira te frymëmarrjes dhe ventilimit adekuat te pacientit.
Ajo para specializantëve, shpjegoi te gjitha opsionet e mundshme te çrregullimeve te ventilimit, e po ashtu demonstroi në mënyrë praktike shkathtësitë e nevojshme për te qene mjek kompetent ne shpëtimin e jetës se pacientit.
Ndërkaq, specializantët e të gjitha lëmive kirurgjike që ishin prezent në këtë modul, ishin shumë të interesuar për arritjen e këtyre shkathtësive dhe bashkë me Dr. Antigona Hasani, demonstruan shembuj konkret nga puna e tyre e përditshme.
Faza 1 – Edukimi Bazik, është krijuar për t’u mësuar specializantëve aftësitë thelbësore kirurgjikale në fazat e hershme të trajnimit të tyre.
Secili nga 12 modulet do të udhëhiqet nga një specialist (si instruktor dhe si mentor) dhe një specializant. Në këtë Kurs po marrin pjesë mbi 70 specializantë, dhe faza e parë do të vazhdojë të mbahet çdo dy javë deri në fund të muajit Qershor 2023. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës