Mbahet Moduli 5 i Kursit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë
Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në bashkëpunim me Komitetin e Specializantëve, ka vazhduar kursin mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë – Faza 1, Shkathtësitë Bazike Kirurgjike kësaj radhe Moduli 5: “Kateterizimi uretral i fshikëzës urinare”, i cili është dizajnuar sipas modelit të Kolegjit Amerikan të Kirurgëve, (ACS/APDS Surgery Resident Skills Curriculum), dhe është pjesë e një kurrikule me tre faza
Duhet veçuar se fal punës së përbashkët të Komiteteve për Edukim Specialistik, Komitetit për Edukimin e Studentëve të Mjekësisë, Komitetit për Edukim të Vazhdueshëm Profesional dhe Komitetit të Specializantëve, ky modul si modulet tjera është përqendruar në procedurat e kateterizimit uretral të fshikëzës urinare të femrat dhe të meshkujt.
Moduli 5: “Kateterizimi uretral i fshikëzës urinare”, është prezantuar nga ligjëruesi Dr. PHD (C ), Bujar Frangu, specialist urolog, dhe Dr. Saim Gërzhaliu, specializant i Urologjisë.
Në këtë modul u shpjegua në detaje për procedurën e kateterizimit të fshikëzës urinare përmes uretres, dhe u sqaruan indikacionet, kundër-indikacionet dhe komplikimet e mundshme të këtij procesi.
Në diskutim me specializantet dhe më demonstrim si dhe më shembuj konkret nga puna praktike, Dr. Frangu, konkretizoi llojet e kateterëve që përdoren në praktike, parimet e punës aseptike si dhe veçoritë e procedurës tek femrat dhe tek meshkujt.
Ndërkaq, specializantët e të gjitha lëmive kirurgjike që ishin prezent në këtë modul, ishin shumë të interesuar për arritjen e këtyre shkathtësive dhe kërkues për sqarime të hollësishme, me c rast, Dr. Bujar Frangu dhe Dr. Saim Gërxhaliu, demonstruan edhe shembuj konkret nga rastet e tyre klinike, me të cilat janë ballafaquar në punën e tyre të përditshme .
Të pranishëm në këtë modul ishin edhe Dr. Sadik Llullaku, Drejtor Ekzekutiv i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, dhe Dr. Adem Miftari, bashkekordinator i Kursit, te cilet prezantuan punën e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës në edukimin e specializantëve dhe, njëherazi, edhe kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë dhe po vazhdon të japë kryetari i KKK-së, Prof. Dr. Rifat Latifi.
Me këtë, sipas dr. Llullakut, është duke u përmbushur një nga qëllimet kryesore të misionit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, përkitazi me edukimin e mjekëve të rinj sipas standardeve profesionale perëndimore.
Faza 1 – Edukimi Bazik, është krijuar për t’u mësuar specializantëve aftësitë thelbësore kirurgjikale në fazat e hershme të trajnimit të tyre.
Secili nga 12 modulet do të udhëhiqet nga një specialist (i cili do të shërbejë si mentor) dhe një specializant. Në këtë Kurs po marrin pjesë mbi 70 specializantë, dhe faza e parë do të vazhdojë të mbahet çdo dy javë deri në fund të muajit Qershor 2023. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025