Ditë më parë, në Vushtrri janë zhvilluar garat komunale të Fizikës, në të cilat morën pjesë 30 nxënës nga shkollat e ndryshme të komunës.
Aktiviteti është organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, në bashkëpunim me Shoqatën Kosovare të Fizikës, shkruan Telegrafi.
“Kjo garë shërben si një mundësi e shkëlqyer për të nxitur dhe identifikuar talentet e reja në fushën e fizikës, si dhe për të promovuar shkencën në mesin e të rinjve”, thuhet në njoftim.
Drejtoria Komunale e Arsimit ka falënderuar pjesëmarrësit për angazhimin, duke theksuar rëndësinë e këtyre aktiviteteve për edukimin shkencor.
“Përfaqësuesit u shprehën të bindur se këto gara do të sjellin rezultate pozitive për të ardhmen e arsimit dhe do të inkurajojnë më shumë nxënës për shkencë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/