LAJMI I FUNDIT:

Mavraj: Ndeshjet nuk falen, gati për luftë të fortë sportive

Mavraj: Ndeshjet nuk falen, gati për luftë të fortë sportive

Mërgim Mavraj ishte në krah të trajnerit Edi Reja, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Francën në “Saint Denis”.

Kapiteni i kuqezinjve theksoi se Shqipëria është e përqendruar te ndeshja e nesërme dhe se nuk ka ndërmend ta falë rezultatin.

Sa e vështirë do të jetë nesër për Shqipërinë ndaj Francës?


E dimë të gjithë që këtu është një fushë shumë e vështirë, pavarësisht mungesave të Francës, që gjithsesi ka shumë futbollistë të një niveli të lartë. Do të jetë shumë e komplikuar, por ne kemi treguar se dimë t’u krijojmë vështirësi çdo lloj kundërshtarëve.

Keni qenë në fushë në ndeshjen e Euro 2016-ës. Sa e aftë është Shqipëria t’i krijojë vështirësi Francës?

Ne të gjithë e dimë se si mund t’u krijojmë telashe këtyre skuadrash. Duhet të luajmë të fokusuar, me sa më pak gabime dhe me vetëbesim, që të mund t’ua komplikojmë ndeshjen kundërshtarëve. Mbi të gjitha, besoj se jemi gati për të paktën një luftë të fortë sportive.

E keni mendjen te ndeshja për nesër, apo te ajo ndaj Islandës pas tri ditëve?

Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, ku fitorja vlen 3 pikë për çdonjërën. Natyrisht që Islanda është një kundërshtar i nivelit tonë dhe kemi më shumë shanse, por nuk do të falim ndeshjen ndaj Francës. Kemi shumë lojtarë të rinj, që kanë një mundësi të luajnë një ndeshje të madhe dhe do provojmë të bëjmë më të mirën nesër.

A ka Shqipëria mundësi të përballojë dy ndeshje brenda pak ditësh?

Ne që jemi këtu, jemi të gjithë në një formë të mirë, ndonëse në javët e para të kampionateve. Kushdo që të zbresë në fushë, në çdonjërin prej takimeve, do të bëjë më të mirën me siguri. Nuk mendoj se duhet të rrimë me mendjen te Islanda, pasi kemi një tjetër ndeshje ku fitorja vlen 3 pikë. /SS/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Ndërkombëtare
Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori