Roberto Martinez, që aktualisht drejton Belgjikën, foli për Eurosport, në lidhje me lajmet që ai mund të marr drejtimin e Barcelonës.
Trajneri spanjoll shihet si një nga njerëzit që mund ta zëvendësojnë Ronaldo Koemanin i cili nuk e ka nisur mirë me Barcelonën.
“Siç mund ta imagjinoni, nuk ka asgjë, në të vërtetë asgjë, që unë mund ta komentoj. Sigurisht, gjithmonë ka zëra dhe gjithmonë do të ketë”.
“Kjo është normale në futboll. Kur humbni tre ndeshje, thashethemet dalin se do të humbni punën”.
“Kur gjërat shkojnë mirë, kur arrihen rezultate të mira, nuk ka zëra. Por nuk ka asgjë për të komentuar nga ana ime në këtë moment”, deklaroi trajneri.
Barcelona luan te enjten ndaj Cadiz si mysafir. /Telegrafi/