Roberto Martinez është prezantuar si trajner i ri i kombëtares belge.
Gjatë prezantimin si trajneri i ri i Belgjikës, trajneri spanjoll ka folur edhe për sulmuesin kryesor të kombëtares, Romelu Lukaku, për të cilin ka thënë se do ta kthej në një top-sulmues.
“Unë dua të kthej Romelu Lukaku në një sulmues të klasit botëror”, ka thënë Martinez në prezantimin e tij si trajneri i ri i Belgjikës.
Ndryshe, trajneri spanjoll dhe sulmuesi belg kanë punuar nga 2013-2016 tek skuadra angleze Everton.
Në këto tre sezone, Lukaku ka arritur të jetë një nga sulmuesit më të dalluar të Ligës Premier, duke shënuar plot mbi 50 gola. /Telegrafi/.