LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja e Prespës në Kuvendin e Greqisë më 21 ose 22 janar

Marrëveshja e Prespës në Kuvendin e Greqisë më 21 ose 22 janar

Sipas Tv Telma, ratifikimi i marrëveshjes për emrin në Kuvendin e Greqisë do të votohet më 21 apo 22 janar.

Jo zyrtarisht, piritet që nesër me shumicë prej 151 deputetëve të votohet besimi për Qeverinë e kryeministrit Alexis Tsipras, ndërsa të hënën ose të martën në rend dite, para deputetëve grek të jetë marrëveshja e Prespës, përcjell Telegraf Maqedoni.

Burimet nga Tv Telma thonë se marrëveshja e Prespës pritet të ratifikohet me më shumë se 151 vota.


Kryeministri Tsipras, më herët tha se së pari do të ratifikohet marrëveshja e Prespës, më pastaj në Kuvendin Grek do të jetë Protokolli për anëtarësimin në NATO.

Atëherë kur Greqia do ta ratifikojë këto dy dokumente atëherë do të nisë të vlej marrëveshja e Prespës./Telegrafi/