Presidenti amerikan, Donald Trump së fundmi ka pezulluar programet e vizave dhe refugjatëve që aplikohen për shumë vende me shumicë myslimane në Lindjen e Mesme, mes të cilëve gjendet edhe Siria e përgjakur nga lufta.
Urdhri ekzekutiv, i nënshkruar nga Trumpi u ndalon dhënien e vizave njerëzve nga shtatë shtete të ndryshme, si: Iraku, Siria, Libia, Jemeni, Irani, Sudani dhe Somalia, transmeton Telegrafi.
Reagimet për këtë vendim ka qenë të shumta, e nuk ka munguar as reagimi i kreut të rrjetit social “Facebook”, Mark Zuckerbergut.
Ky është reagimi i plotë i tij, të cilin e ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare të Facebook-ut.
“Stërgjyshërit e mi kanë ardhur nga Gjermania, Austria dhe Polonia. Prindërit e Priscillas ishin refugjatë nga Kina dhe nga Vietnami. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kombe të emigrantëve, dhe ne duhet të jemi krenarë për këtë.
Si shumë nga ju, edhe unë jam i brengosur rreth ndikimit të urdhrit të fundit ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti Trump.
Ne duhet ta mbajmë të sigurt këtë vend, por duhet të përqendrohemi te njerëzit të cilët janë kërcënim për SHBA-të. Zgjerimi i fokusit të sundimit të ligjit përtej njerëzve që janë kërcënimi kryesor vetëm sa do t’i bënte amerikanët më pak të sigurt duke i ndarë burimet, përderisa miliona njerëz pa dokumente, të cilët nuk janë të rrezikshëm, do të jetojnë me frikën e dëbimit.
Gjithashtu duhet t’i mbajmë dyert hapur edhe për refugjatët dhe për të tjerët që kanë nevojë. Këta jemi ne. Nëse do t’ia kishim kthyer shpinën refugjatëve para disa dekadave, familja e Priscillas nuk do të ishte këtu.
Veç kësaj, unë jam i kënaqur të dëgjojë se presidenti Trump thotë se do të “gjejë një zgjidhje” për ëndërrimtarët – emigrantët të cilët ishin sjellë në këtë shtet në moshë të re nga prindërit e tyre. Tani, 750,00o ëndërrimtarë përfitojnë nga programi DACA, i cili u lejon të jetojnë dhe të punojnë legalisht në SHBA. Shpresoj se presidenti dhe ekipi i tij do t’i mbajnë në vend këto mbrojtje, dhe përgjatë javëve të ardhshme unë do të punojë me ekipin tonë në FWD.us për të zbuluar mënyra përmes së cilave mund të ndihmojmë.
Jam i kënaqur edhe që presidenti beson se shteti jonë duhet të vazhdojë të përfitojë nga “njerëzit me talent të madh të cilët vijnë në shtetin tonë”.
Këto çështje janë personale për mua edhe përtej familjes sime. Disa vite më parë, unë kam mbajtur ligjërata në një shkollë lokale të mesme, ku disa nga studentët e mi më të mirë nuk kishin dokumente. Edhe ata janë e ardhmja jonë. Ne jemi komb i emigrantëve, dhe të gjithë përfitojmë kur njerëzit më të mirë dhe më të ndritur nga e gjithë bota mund të jetojnë, punojnë dhe kontribuojnë këtu. Shpresoj se do të gjejmë kurajën dhe mëshirën për t’i bashkuar njerëzit dhe për ta bërë botën vend më të mirë për gjithsecilin”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës