LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: Dera është e hapur për OBRM-PDUM-në për pjesëmarrje në grupin punues për ndryshimet kushtetuese

Mariçiq: Dera është e hapur për OBRM-PDUM-në për pjesëmarrje në grupin punues për ndryshimet kushtetuese

Duke komentuar vendimin e OBRM-PDUKM-së për të mos marrë pjesë në grupin punues për ndryshimet kushtetuese, Bojan Mariçiq, zv. kryeministri për Çështje Evropiane, tha se është për të ardhur keq nëse nuk marrin pjesë dhe se çdo parti politike ka përgjegjësi, duke theksuar se dera mbetet e hapur për pjesëmarrjen e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë thashë se ata e humbën shansin gjatë hyrjes sonë në NATO dhe se nuk duhet ta humbasin rastin tani kur është fjala për anëtarësimin në BE. Dera do të mbetet e hapur që ata të bashkohen. Nuk është vetëm në interes të Qeverisë apo të ndonjë politikani, ky proces është në interes të shtetit dhe qytetarëve dhe duhet ta përfundojmë së bashku”, tha Mariçiq.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas nënshkrimit të sotëm të marrëveshjes së grantit të BEI-së për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza në Shkup, Mariçiq tha se përgjegjësia është e çdo partie politike dhe çdo politikani.


“Jam i bindur se në OBRM-PDUKM ka njerëz që e kuptojnë shumë mirë këtë dhe që nuk do të lejojnë të mbahen peng nga një lloj politike antievropiane.

Kjo do të ishte keq për shtetin, do të ishte keq edhe për partinë më të madhe opozitare.

Ne si Qeveri jemi të obliguar të flasim, të bëjmë thirrje dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Nga e para na pasojnë bisedimet për ndryshimet kushtetuese dhe nuk shoh arsye që ata të mos marrin pjesë, kështu që edhe nëse janë kundër, edhe nëse kanë argumente kundër, le t’i shqyrtojmë me ta në tavolinë”, theksoi Mariçiq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori